Puntorie Muça Ziba-Mos i zgjidh këpucët e mia


Puntorie Muça Ziba

 

Mos i zgjidh këpucët e mia

Lidhi nyjë,

mos i zgjidh këpucët me take të ngrëna,

qysh në foshnjëri nisën rrugën e pambarueme

me djersë gjaku ushqyen bijërinë.

Lidhi nyjë,

mos i zgjidh këpucët e vjetrueme,

mbathi që të mundesh me fluturue,

vrik e vrik me kapërcy male e dete

pa çelë plagë të reja n’thembrën Akiljane

pa u xiglua nën lëkurë.

Ke me ec andej ku rrugën hise e ke,

herë gjunjas e herë me katër këmbë

deri n’majë t’avllisë,

ku rrezet e diellit janë lidhur nyjë

ku truallin e begatë ke me e dashtë.

About Post Author