Puntorie  Muca Ziba :Testament


Puntorie  Muca Ziba

Do të jetoj njëqind e dy vite

aq sa qëndroi në këmbët e veta, gjyshja Zare

që më bëri stoike.

Do të jetoj gjatë

se shiu nuk është vetëm ujë

është muzikë me dhelka

është pëshpërimë,

se joshem e mend më lënë

për oborret e gjata

e malet e larta.

(testament)

E mira bijëria ime

ua lë dy kokrra sy që merrnin zjarr për ju

ua lë hijeshinë e mjellmave

që notojnë me këmbë nazike

rrjedhën e Drinit të Zi

rrjedhën e Drinit të Bardhë

katër faqet e stinëve

puhizën e netëve verore

të madhërishmen e idealeve

bukurinë e dheut

shegët devedishe

grurin devedish,

ua lë kohën kur piqen qershitë…

About Post Author