Puntorie Muça Ziba


LUFTA E MADHE

Çohen shpirtrat peshë

kur vjen një zë prej bishe

e na shkel në prag

e na gërryen zorrët e barkut …

Vjen ai zë bishe

si zë djalli

ripjell mortje

ripjell frikë…

Nuk e di në je bishë a djall

a djall a bishë,

ah, të ri e pleq njësoj lëngojnë.

Nuk shoh kortezhe të përmortshme,

as vajtojca më të mira për ta,

kufomat ska mund askush me i pa.

Të gjallët e mbetur me të keqtë në shpirt,

shtangen e futen n’zi.

Unë nuk mundem me i hedh

n’surrat prej bishe fjalët e shëmtuara,

meqë nuk e shoh surratin e djallit të luftës së madhe,

nga mjegulla hedhur tejpërtej…

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.