Ripostim
Fragment

Kryekokrra e egjrës
N’ditë sodit
n’fusha të epërme e të poshtme
një kokërr egjre farë shtuar
këtë tokë të gjanë e mbloi.
Ne s’mundemi me e qerue
të keqen dalë nga bajlozi
që mloi rroc e koc
dhe bëri shtrat n’shpirtna të ndieshëm
na shkyu për lëkure, për thonjsh e për sysh…
Ah, ne s’po i marrim krahët
me e shkul prej n’krye
e me e tha prej n’rrënjë,
kryekokrrën e egjrës.