Puntorie Muça Ziba:Nanë


Nanë, sa doja të shoh

të stolisur si nuse,

flokë lyer me këna

buzë lyer me të kuq…

Të thinja unë nanë.

Nanë, tash ta di dertin

se kurrë s’të pash lyer e ngjyer

në sallone bukurie,

ti ishe akoma e re

kur unë isha vajzurinë.

Të thinja unë nanë.

Nanë, isha e njomë kur ti nuk kishe dyzet,

ah, unë e gjora kujtoja

se rrit e lind je me flokë të thinjura.

Të thinja unë nanë.

Nanë, sytë te thinjat e tua më pikonin,

ah, ti ishe akoma e re kur unë isha vajzurinë

dhe dertin s’ta dija.

Të thinja unë nanë.

Nanë, me ato sy ngjyrë deti që m’i kishe,

as në thembër s’të arrinë bukuria ime

as flokët e mia prush me thinja gjaku

lyer e ngjyer në sallone bukurie.

About Post Author