Puntorie  Muca Zyba :Variant


Puntorie  Muca Zyba

***

Nishan lindën sytë larushë,

eh, nishan të huqeve mbeten

dhe meken

dhe përgjaken në prag gremisjeje

se i ndjekin

se i trembin

kur i ndjekin

kur i shohin

se i shohin e s’i këpusin

se i thërrmojnë e s’i gëlltitin

se i hedhin kep më kep

ku përplasen ca jehe t’gjata

ku pickojnë kandrrat.

Nishan mbeten sytë larushë

n’zgrip të shterjes rrëzohen përdhe

nga ca huqe

e lotojnë pa u njësuar me një palë sy

e shpleksen vetëm

e shteren vetëm

pa u ngjiz mes xixash stralli

pa pushuar në pëllëmbë

ku përkulen gishtërinjtë,

pa lotuar mbi mollëza t’dala…

About Post Author