Puntorie  Muça Ziba :Sprovë


Puntorie  Nuça Ziba

Sprovë

Po hyre e dole pa sumbulla djerse
nga maskarada në shesh të qytetit pafytyrë
ku njerëzit ta thajnë kupën,
do ia dalësh.

Po munde të shpëtosh gojëkyçur
karshi shtiracakëve
besimtarë dhe jo besimtarë
që të servojnë një kupë me ferra
për t’i mbllaçitur bark esëll,
do ia dalësh.

Po arrite të ngadhënjesh
ta shpëtosh dritën e syve
nga lajme retorike matrapazësh politik,
do ia dalësh.

Po ndejte gojëlidhur
në ekstazën e politikës së urtë,
të çiltër, parimore,
do ia dalësh.

Po ndejte gojëlidhur
brenda politikës së kulaçit dhe kërbaçit,
do ia dalësh.

Po arrite t’ua ndalësh dorën
atyre që hyn e dalin hajdutërisht
në lëkurën e shtëpisë tënde,
do ia dalësh.

About Post Author