Pushimet-Kimete Osmani Beqiri 


Pushimet

Mbarësia merr kuptim

I shtrenjëti pushim

Të presim sa me padurim, e vërteta

Zemra ndjen mallëngjim, kështu e ka jeta.

Në çdo aspekt triumfon atdhedashuria

Paçim shëndetin, harmoninë, na shoqëroftë mirësia

Lumuria ndjehët, si përherë vetëvetiu

Pushimet begatojnë nostalgjinë, mrekullisht tjetërsohet njeriu.

Atë që ndjejmë e themi, pa hezituar

Nga çdo kënd i Botës, në vendlindje të bashkuar

Nuk numërohen dot vajtje – ardhjet, sa herë të egziston mundësia

Realisht, përzemërsisht triumfojnë krenaria, dashuria.

Lot gëzimi, kur pikojmë

Mrekullinë e përjetojmë

Të ndikuar nga emocionet jemi

Fatin e mbarë, përherë uroj ta kemi.

( K.O.B )