Pushimet verore-Aferdita Hadaj


===================

Verë e nxehtë, sapo ka rënë,

Njerzit,pushimet fillojnë.

Sipas xhepit, dhe lëvizin,

Çmimet, dot si përballojnë.

Disa………në plazhe lluksoze,

Bredhin botës anë dhe mbanë.

Shpenzojnë para marramëndëse,

E gjeni dotë, se kush janë !???

Bredhin me jahte lluksoze,

Makinat…… shtëpi me vete.

Na kanë lindur,me këmishë,

Ja ndjejnë…lezetin k’saj jete.

Fukarenjtë, buzë lumenjëve,

Brinjët vrarë ,nëpër gurë.

Në çantë,bukë dhe domate

Po…që nuk ankohen kurrë!

Ca fshatar, s’lëvizin fare,

Se punojnë përdit në ara.

I përcëllon piku i djellit,

Skanë as lumë, as det përpara.

Eh mor fat……..mor i uruar,

Su bëre,,,mjaltë për të tërë.

Por, u ndave…. në dy pjesë

Fukarenjtë….. godite rëndë.

NGA POETJA : AFËRDITA HADAJ