Ata kanë hartën e Shqipërisë
shpalosur mbi tryezë buke.
Me lapsa, vizore dhe kompasë
Nga ana tjetër shumë të vobektë
mbi tryezë një pjatë pothuaj bosh,
gënjejnë veten mëngjes dhe darkë,
urinë ta shuajnë me një pjatë kos.
Shqipëria u ngjan një e përdalë
ngulin dhëmbët fort të babëzitur
mbi gjoks, pubis, bythë edhe shalë
si demat prej zekthit hazdisur.
Të tjerëve që janë vocrrakë
Shqipëria u ngjan njerkë e Hirushes.
Natën n’errësirë seç trembin gratë,
si dordolecë në mes të fushës.
Dhe babëzia nuk ka të sosur
nga pusht-etarët rrënjëngulur
mëndjen vetëm për tu dhjamosur
veç pjellin taksa për të leckosur.
