Me një dege limoni ne duar
Dhe ne koke një kurore ulliri
Me gjethe dafine mbuluar
Improvizova
Te krijoj një imazh
Te
Vdekjes
E pa skrupullit
Te
“Pronarit te ri te tokës”
Se uzurpuar
Te fituar padrejtësisht
Nga
Amullia e mjegullt
E
Pushteteve
Te “shkerdhatokracise”
Ku u be
“morashi”
Zengjin
I legjitimuar
Me cerfitikate Pronesie
Ne duar
Me “hipoteke”
Te pa paguar
E do percillet
Si mbret
Duke kuseruar
Mbi gjakun
Djersen
E
Atij qe bleu
Punoi
Krasiti
Plehroi ujiti
Punoi ne shekujt
Bacete
Ne token e vet
Ne token e gjyshit, stergjyshit
Ne vargun e gjate
Te kortezise
Mortore me qirinj ne duar
Me lule limoni
Mbeshtjellur
Me kurora ulliri mbi koke
Thurur
Si mbreter
Kusare
Pronare
Zengjine
Te rinj
Qe
Pa djeristur
Vjelin
Lyen me vaj
Ulliri
Lekuren e reshkur
Nder shekuj
Te varferise se trasheguar
Ata
Qe per nje dite
Me nje ligj
Famekeq
Percillen
Si mbreter
Me lule limoni
Kurore me gjethe ulliri
Mbi arkivol
Gjethe bistuj dafine
Pa pasur as ullinj
As limon
As Dafine
Kurrgjë
Vetem nje “dhurate”
Nga
Kusaria e përditshme
“Certifikatë”
Kuserie….
Dhe nje testament
Lene me pas
Per trashëgimtarët
E prones grabitur.
Cerfitika
Ka vlera
Te mëdha
Per “mbretër”
Pa kurore….
Se Ligji
E mbron,
Kusarin
Dhe i mohon te drejtën
Pronarit….
Dhe ne Voreza
Mbi pllakën e varrit
Shkruhet
Me shkronaj te zeza
Ky epitaf:
Morrashi
Do ngelet
MORASH !