PUSHTETI I GJITHËSISË


 Tyran Prizren Spahiu

…falë fuqisë së të Madhit nga dashuria të ngjizur erdhëm,
jetësojmë katër stinë të moshës,
…dje, tani, sot, nesër,
vetmuar, nga kjo natyrë do largohemi.
*
Tmerrohem!
Jo, jo unë vërtet nuk frikësohem,
shijuam, shijojmë dashuri, prindëri, begati, trashëgimi,
papandehur
ftohtësia e dheut na pret,
ne,
duhet sekretin të besojmë,
në tej-jetësi do zbardhet horizonti i parajsës,
libat e shenjtë na paralajmërojnë
besimtarët e devotshëm, dhimbje nuk do ndiejnë.

Prof. Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike
SHQIPNJË

About Post Author