Pushtim i trojeve tona nga ushtria serbe dhe rrezistenca shqiptare kundër tyre…


Shkruan : Sami ARIFI

Në Moravën e Karadakut, me organizimin e forcave, në zonën e Gjilanit u mor Idrz Seferi, që arriti të grumbulloj më se 6.000 luftëtar të cilët u hodhën në kufirin me Serbinë, ku së bashku me forcat e vendit u bënë ballë njësive të Armatës së Tretë Serbe. Luftimet në këtë trevë juglindotre të Kosovës vazhduan shtatë ditë, duke filluar nga koha e sulmit të ushtrisë serbe më 15 tetor të vitit 1912.

-Shqiptarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Llapit dhe të krahinave përreth, qëndruan me vendosmëri në luftimet që u zhvilluan në Veri të Podujevës, përkatësisht në Merdarë, nga data14-18 tetor 1912 kundër forcave të armatës së Parë dhe të Tretë Serbe. Ndërkohë që ushtria turke para nisjes së betejave kishte braktisur frontet.

-Luftimet në Merdar ishin tepër të ashpëra. Ndonëse forcat serbe kishin pësuar humbje të mëdha kishin arritur ta merrnin Merdarën. Pastaj kishin depërtuar në Podujevë dhe më 20 tetor nisen drejt Prishtinës, ku hasën në një rezistencë të vendosur të shqiptarëve të cilët luftuan vullnetarisht sado në mungesë të municionit të mjaftueshëm. Nga ana tjetër mbrojtja e kufirit Rashkë-Podujevë ishte nën udhëheqjen e trimit, Isa Boletini. Me organizimin e mbrojtjes në veri të Prishtinës u mor Hasan Prishtina, ndërsa në Gjakovë, Plavë e Guci, Bajram Curri.

-Pasi ushtria serbe theu kufirin juglindor të Kosovës, ajo pushtoi më 24 tetor 1912 qytetin e Gjilanit. Më 23 tetor serbët pushtuan Vuqiternën e pas saj Mitrovicën. Ushtria serbe tashmë kishte objektiv pushtimin e Ferizajt të Kumanovës e të Shkupit, për të vijuar më tej marshimin drejt jugut dhe drejt pjesës perëndimore të Shqipërisë. Më 23 dhe 24 korrik të vitit 1912, Armata e Tretë serbe filloi një marshim drejt Shkupit e Kumanovës.

-Në Betejën e Kumanovës morën pjesë shumë luftëtar të Anamoravës. Më 24 qershor 1912, ushtria serbe pushtoi Lipjanin dhe po në këtë ditë iu ofrua edhe Ferizajt, ku ishin mobilizuar rreth 10.000 vullnetarëve shqiptarë. Në mesditën e 25 tetorit 1912, ushtria serbe filloi sulmin e përgjithshëm mbi qytetin e Ferizajt të cilin e pushtoi në mbrëmjen 25 tetorit 1912.

Ndërkohë forcat shqiptare u tërhoqën nga Kaçaniku. Pas dy ditë luftimesh të ashpëra në grykën e Carralevës me 2.000 deri 3.000 vullnetarë shqiptarë, pas humbjeve të mëdha dhe ushtarë serbë të vërarë e të plagosur, më 26 tetor 1912, e pushtuan këtë grykë.

-Më 30 tetor u pushtua edhe Prizreni. Beteja mjaft e madhe u bë më 23 dhe 24 tetor 1912 në Kumanovë në mes Armatës së Parë serbe prej 126.000 trupash dhe armatës turke që kishte vendosur në frontin e Vardarit afro 50.000 luftëtar, midis të cilëve kishte edhe mijëra luftëtarë shqiptarë, vullnetarë të ardhur nga treva e Kumanovës dhe nga rrethina të tjera.

-Më 24 tetor 1912, ushtria turke u thye përfundimisht në Kumanovë. Në betejën e Kumanovës u vra gjithë efektivi i batalionit të ushtarëve të Gjilanit. Numri i përgjithshëm që u vranë në këtë betej arriti në 10.000 veta. Ata pushtuan Vilajetet e Manastirit të Shkodrës e të Janinës, kaluan nëpër luginën e Drinit, pushtuan Lumën, Mirditën e Matin, dolën në Lezhë dhe u dyndën në Shqipërinë e Mesme.

-Një pjesë e tyre iu drejtua Durrësit, kurse kolona tjera u nisën drejt veriut dhe, së bashku me forcat malazeze që kishin marrë Shëngjinin, plotësuan rrethimin e Shkodrës. Shqiptarët nuk qenë në gjendje të braktisin sulmet e kombinuara të aleatëve ballkanik, nga se ishin të braktisur nga ushtria osmane, edhe se luftuan kudo.

-Një gjeneral turk mes tjerash shkruan: “Pjesmarrëja në këto beteja e shqiptarëve ishte e madhe. Luftuan me trimëri për të mbrojtur atdheun e vet, tokën amtare. Ata nuk e braktisën asnjë herë frontin dhe shpesh luftuan edhe pasi ushtria turke kishte braktisur vijën e luftës”.

Në fillim të dhjetorit të 1912, ushtritë serbo-malazeze kishin pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe arritën në jug deri në luginën e Shkumbinit, në vijën Durrës-Kavaj-Peqin-Elbasan, Pogradec-Strugë. Pasi forcat turke ishin thyer në Thesali e Epir, forcat greke morën Selanikun, rrethuan Janinën, shtin në dorë Sazanin dhe zbarkuan në Himarë, të cilën e pushtuan grekët bashkë me disa fshatëra përreth.

-Qeveria e Serbisë, Malit të Zi dhe ajo Greqisë, bashkë me shtypin e tyre, pas sukseseve të para, filluan të deklaronin hapur qëllimet e veta ndaj Shqipërisë. Ata përdorën « argumente » absurde të gjoja paaftësisë së “fiseve të egra” e “barbare” shqiptare për të formuar shtetin e vet. Këto deklarata të pabaza e krejtësisht antishqiptare njëkohësisht shoqëroheshin me veprimtari kriminale, terroriste e shfarosëse të ushtrisë malazeze, serbe e greke kundër popullsisë shqiptare.

-Ky pushtim në Kosovë u shoqërua me vrasje në masë të luftëtarve kosovarë dhe me masakrimin e me shpërnguljen e popullsisë. Serbia kishte qëllim që në këto troje të bënte shtet të pastër serb. Pra nacional, prandaj proklamata në fillim të luftës, e mbretit serb, për barazi në shtetin e tij, ua zunë vendin urdhërat për shfarosjen e shqiptarëve. Gjeneralët serbë pranonin haptas se ne linim të qetë turqit, por vramë sa mundëm ata që ishin shqiptarë.

About Post Author