Poezi
Puthadori,
ndryshkur, ligesishe trazuar,
doren puthur territ ne kryqezim
per shkak- pasoje, fjale turbulluar,
shitur fjala, shpetim prej horrit,
pyetet hickushi, drejtesi kaumfluar,
nuk ben udhe kopeja pa percorin:
rob i Zotit, bej puthadorin!
Mund tjeter njeri a dreq me brire,
qe ka kaptuar peseqind gardhe paq,
ose i tradites, rrjedhe shtepi me xifel,
langaraq te jete e derdharak po aq,
deputet, minister a pike xhevairi,
hajdut, vrases qofte, apo kacak,
mund te jete lloj kafshe brikacorr:
s’ka zgjidhje tjeter, bej puthadorin!
Keshtu ka ardhur e shkruar kjo histori,
hiq maske e ver tjeter maske prape,
shitet vesi per virtyt, i mjeri ti,
litari i zi, ky lloj bisht gjarperi,
lind, perendon dielli e behet nate,
hallexhiun laku e shtrengon ne fyt,
vathe ne vesh fjalen e arte, te urte :
dora, qe dot s’thyhet, puthet.
