Puthja-Donike Rrethej


Donike Rrethej

Vjen kaq amël si nji fllad….

si gërsitje e nji andrre,

tan kufijt q’i ngrie ti rrxon,

e hap dyert n’zemrën tande.

Disa her t’rrëmben ashpër….

si stuhi mbas nji nate,

shiut q’i ndjenjash bjen kaq pastër,

shpërthen ( mallin ) n’zemrën tande.

Ta puth ballin , t’puth buzën….

t’vjedh trupin , ndjenjat ,mallin,

vjen kaq amël , n’përmallim,

vashë e bukur tek puth djalin.

Puthja çilsi q’i hap portat….

e nji ndjenjë mbush dashni ,

asht dhan’ja ma e bukur ,

buza e vashës …amëlsi.