..
Perëndimin e diellit një dite tuj shiku
Lehte u përkula ne faqe me te puth
Seç rrëshqita me poshte une tuj shiju
Mjaltin e ambel nga buza e bute.
…
Ngjitur për ty s’po mujsha me u largu
Me sy ne heshtje ti me qortoje
Por ngjitur kishe mbete edhe ti me mu
Këtë puthje te pare dhe ti e shijoje.
…
Një kange magjike ndihej diku lehte
Si nje simfoni Pranvere plot magji
Ne kurthin e zemrës te dy kishim mbete
E ambel kjo puthje nga erdhi se di.
