Puthja e parë-Suzana Rama


Ajo është e para,

dhe më e vyera,

e ndjekin të tjera,

dhe ato të bukura,

ndoshta më e shkurtra,

s’ka rëndësi si shkon,

por të gëzon…..

Ajo është e para,

dhe më e ndjera ,

me të është buzqeshja,

është edhe shpresa,

ajo ka shumë ngjyra,

ka aromë dhe stil,

kush e ka provuar,

nuk mund ta shpërfillë.

Ajo është e para,

dhe është më e pastra,

asgjë nuk e ndot,

dhe as e fshin dot,

të bëhet nostalgji,

në mëndja të rri,

si kujtim të mbetet,

as liget dhe as tretet.

Ajo është e para,

s’ka rëndësi ku merret,

në faqe përpushet,

në cep të buzës nduket,

ne balle rrezaton,

syri dritë lëshon,

Puthja e parë e dashurisë,

është djep prej lashtësisë.