KRISTO. ÇIPA
Dëgjoj gjëmime vjeshte tani që rrëmuja e bukur po kthehet në heshtje. Ngulemi në botën e vargjeve për të mbushur boshllëkun.
PUTHJEN TA JEP ME FAJDE
Ike jastëk gjoksi
Do rrotulloj botën
Po ku t’ja gjej boshtin?
Shkave si ylli,më le
Ike reve ergjele
Si u tret behari
Nën shtiza shikimi
Zjarri qe kumbari
Dëshmitar ish ylli
Lumi flinte tutje
Unë puthja, ti ndukje
Nën dete rënkimi
Më shkrije si borën
Unë zbardhja ankimin
Ti vazhdoje lojën
Lojën ndjenja vdekur
Ngrirë ëndja si hekur
Unë me frymë të ngjallja
Mike lazarjane
Më thoshte bajamja
Është bërë evropjane
Dhe puthjen e ve
Ta jep me fajde
O ju netë vere!
Të motit që jemi
Pse u bëtë gëlqere
Vesën ku e keni?
Yjet vet u thanë
Kur me të më panë
Si përtim mëngjezi
Unë dola në pritë
Ti shkove tek benci
As mi ngrite sytë
Si mjegull më humbi
S’ishim parë gjëkundi
Moj dashuri vrarë
Sytë mos t’i pafsha
Gjithë këtë behar
Pse e bëre hasha?
Sytë s’të kanë qerpik
Trëndafil plastik
Është gusht e shi po bie
S’më ka më SEVDAJA shije
