Puthma shpirtin-Blerta Basha


Blerta Basha

Eja moj sy hënë puthma shpirtin tim,

Më fal një buzëqeshje si dielli në agim.

Vetullat e tua si ylber harkuar,

Tik – takun e zemrës ma kanë lulëzuar.

Ti je si zanë mali me buzën si qershia,

Eja ujit shpirtin me puthjet e mia.

Ti më mbush me jetë o qiell i lumturisë,

Qerpikët ngarkuar me nektarin e dashurisë.

Eja preke zemrën me dritën e syrit,

Hapi krahët si qielli kur përqafohet me yjet,

A ka në gjithë planetin si unë e ti?

Eja pra puthma shpirtin ,me tënden dashuri.!!