A do vijë një ditë e bardhë,po pres natën të gdhijë
Që mos kem stres ankth,po pres një ditë të mirë…
Pyes veten po nuk di,përgjigje nuk po e marr,
Dhimbja mbyllur në gji,edhe shpirti marrë zjarr.
Brenda trupit më ri strukur,më ha stresi e mërzia,
Shpirtit ikur çdo gjë e bukur,oh më plasi mushkuria.
Se kurbeteve harruar,si një trung lisi degët tharë,
Ikur prej vendit të bekuar,nëpër botë si lypsarë,
Ah kjo buka e mërgimit,e hidhur me gjak e lot,
Po shkruaj prej dëshpërimit,plasur buza edhe sot.
Mërguar çerek shekull, pa gëzuar, veç halle derte,
Më duket sikur kam vdekur,e akoma s’po mar veten
Pyes veten si katandisa,trupi,kockat,drobitur,
Asgjë skam ujdisur,pa të ardhme shpirt sëkëlldisur.
Pyes veten është vështirë,përse kurbetit mbetur,
Përgjigjet me dëshirë,shpresa jo nuk është tretur.
Ç’nuk më thotë truri mua,ti mos u mërzit fare?
Shumë njerëz më duan,kjo për mua është e madhe
Nuk di si do vejë jeta,shumë emrin më dinë,
Po shkoj në të gjashtë dhjeta,hallin fare s’ma dinë.
Pyes veten e mërgimtarë,a do ketë më rikthim?
Copë shpirti kurbeti vrarë,ikja dihet,kthimi dëshirë?
Natasha Ilia Greece
e drejta autores rezervuar!