“Pyetje” përkthyer nga IRMA KURTI


“Pyetje” përkthyer nga IRMA KURTI

Nga ke ardhur
ku do të shkosh?

Sa do të zgjasë ende
përjetësia jote

─ planet?

e kthyeshme është gjithçka
por ku ndodhet kufiri

kush e njeh kthimin
natën
në errësirë?

nuk ka më kohë, shtyje rërën

Skalite fjalën
në gur dhe shpreso
që do të mbetet përjetë

─ jo

      si testament.

Germain Droogenbroodt

nga “Rruga” (TAO), POINT Editions 1999

***

Përktheu në shqip: Irma Kurti

Piktura: Planet i Artë, ©Tamara Javurek, Gjermani

About Post Author