Pylli i thinjur-Halit Haliti


Në ditëlindjen time

PYLLI I THINJUR

Sonte shtyj mallin përtej mjegullës

Prek shpinën e bjeshkëve

Fluturoj krahëhapur si zog mali

Numëroj yjet në qiell

Bëhem klandestinë

Pres barkën

Për të kaluar brigjet e dhembjes.

Vlagët e mërzisë

Netëve pa gjumë jan aty

Sonte u bëra heshtja e lotëve

Në merimangën e pazgjidhur.

Rroj me prangat në shpirt

Zbarkoj gëzimin për një ditë tjetër.

Edhe sonte brenda heshtjes sime

Etja më ngulfat në fyt

E hëna prek shpirtin e rreckosur

Shfletoj stinët

Përfundoj tek pylli i thinjur

Me pesëdhjet e tetë të çara në trup

Vrrag e dhembje shpirti

Për ty Kosovë.