Qaj moj kallamishte
Iku ajo ditë aty s’mbiu më bari
Stivoset brenga, bëhet lëmishte
Kroin e lotit e piu, e thau behari
Qaj… pse s’qan moj kallamishte.
Turtullesha ime buzë’ngëna
Kush guxoi, me sy të t’zhvishte
Ku vanë buz’puthjet e argjëndta
Qaj… pse s’qan moj kallamishte.
Pranë kroit, m’gjen gjysëm’hëna
Edhe pa ujë gjinkalla më priste
Te gjoksi i lisit rriten dy gërma
Qaj… pse s’qan moj kallamishte.
