Qaj,moj Shqipëri, ulëri e gjorë…Poemë nga Enver Cakaj


             

Enver Cakaj

P O E M Ë

QAJ,MOJ SHQIPÈRI,ULÈRI E GJORÈ
ME DJEPE NGARKUAR, ME FOSHNJE NÈ DORÈ
BURRAT NA U VRANÈ , SHTÈPITÈ NA U DOGJNÈ

Kush e nisi nga yrrjeti,
Kush na iku e kush mbeti?
Po të ikurit ku janë?
Mëvete selinë e kanë.

Ikën,po ç’na lanë ne?
Lanë jetën për Atdhe.
Shumë shtrenjt e kanë paguar,
Kush ishin safi shqiptarë.

S’kishin armë edhe grada,
Po ideale të larta.
S’pyetën për ata që mbenë
Se prindër kishin Atdhenë.

Ku është Ajolin Muzaka?
Shumë larg i mbeti flaka.
Vetëm nga Skrapari shkoi,
Krah Skënderbeut luftoi.

Në Fushën e Torviollit
E la gjakun djali i Kollit.
E qanë shokët,e qau trimi,
Po skraparasit se dinin.

Mirëpo gjaku s’lahet kurrë,
Se e kish derdhur një burrë.
Skënderbeut s’iu thanë sytë,
Se s’kish Ajolin të dytë!

Ku e ka varrin Ajolini,
Ju të gjallë,a e dini?
Ajolini është dëshmor,
Por pa varr e pa kurorë.

Gjaku i tij ende thërret,
S’është rrëke,po është det.
Luftoi për dy metro dhe,
Që mos mbetësh pa Atdhe.

Ajolini i dha karar,
E do varrin në Skrapar.
E do varrin me kurorë
Dhe pse s’është shpallur dëshmor.

Është dëshmor Ajolin Muzaka,
Po i është ngrënë haka.
Jepini çka i takon,
Se në varr ende kërkon.

Katërqind e katër djem,
Për Skraparin janë melhem.
Gjithë Skrapari rreth e qark,
Mbushur me plumba e gjak.

Ky Skrapari vend i parë,
Na u mbush me grekomane.
Kush i solli e pse erdhë,
I pari solli haberë.

“Ikni sa nuk është von
Se asnjeri nuk shpëton!
Ata therin edhe vrasin,
Të gjallë në gropë i kallin!”

Karafillakët grekë,
E nisën me vri e djeg.
Ç’kërkonin në tokën tonë?
Kjo pyetje u bë më vonë.

Njerëzit iknin,vetëm iknin,
Kush i priste e ku vinin?
Ngarkuar me rraqe në krah,
Po kush mbeti nga ata?

Që të gjithë shkonin la,
Ngarkuar me djepe në krah!
Fëmijët qanin në djep,
Po nena nuk ka ç’u jep!

Shkuanë te Ullinjtë e Vlorës,
U hoqën gjuzat këmborës.
Edhe zogjtë s’kënduanë më,
Nuk piptinte asnjë zë!

Çfarë do hanin,ku do flinin?
Fëmijët qanin,ulurinin.
Nënave qumështi u iku,
Në çdo çast vinte rreziku!

Më në fund ata u kthyenë
Po një pjesë andej mbenë.
S’dihen varret ku i kanë
Dhe lotët andej i lanë!

Po kur u kthyenë çfarë gjetën?
Pa shtëpi e pa bukë mbetën.
U lëshuan rripë më rripë,
Si dhentë kur hanin kripë.

Hanin gjëmba por si dhitë,
Që të shtynin ndonjë ditë.
Mezi ngritën një ngrehinë,
Pastaj të bënin shtëpinë.

Simbolet s’kanë karar,
S’ka më vend për lapidar.
Njarjet janë pesëqind e ca,
Dhe na duhet tokë hua.

Në malet ku zbardh dëbora,
Na vjen një zë që nga Vlora.
Një ushtri tepër e rëndë,
Kërkon të pushtojë vendë.

Dy mijë e ca skraparlinj,
Burra,gra e çiliminj,
Brenda ditës shkuan në Vlorë,
Të gjithë me armë në dorë.

Me një luftë tepër të rreptë,
I hodh pushtuesit në det.
U kthyenë trimat krenar,
Me armiqt s’bënë pazar.

Lace Backa,luftëtari,
E ngriti çetën i pari.
Grekut i vuri kufi,
Në Qafë Martë mos shkel njeri!

Laceja me ca të tjerë,
E mbrojti Qafën me nder.
Po karafillakët grekë
Dolën përsëri në breg

E rrethuan rreth e qark
Po Lacja s’mposhtet pa gjak.
Gjakun la në ato troje,
Për Backën të ishte roje.

Shokët që i kishte pranë,
E shpunë Lacen në stan.
Dhe bariu më i madh,
Ja mjekoi plagën me djath.

Po s’duroi djali i Backës,
Dhe mbeti te cepi Krastës.
Po Lacen atje e kemi,
Ndaj çdo vit atje i vemi.

Qafa e Martës si kurorë
Prehen të parët deshmorë.
U mbush prapë me partizanë
Dhe batalionin krijuan.

Ndodhi për herë të parë,
Batalion pa komisar.
Pikërisht një ditë më parë,
Na e vrau një tradhëtar!

Ish komisar Araniti
Që në dorë plumbat i priti.
Kish luftuar me Kahremanë
Dhe ishte skraparizuar.

Po Skrapari s’mbet pa çetë,
Të gjithë u ngjitën përpjetë.
Në Vëndreshë doli Tajari
Në Veleshnje Zylyftari.

Në Çepan doli Aliu
Sakoll Radëshi vetëtiu.
Serveti tok me Mahmunë,
Të dy nga një çetë zunë.

Bidoja me Sulejmanë
Dhe tani në këmbë janë.
Baba Fejzua në Skrapar,
Komandant edhe fetar.

Sa u krijua çeta e parë,
Që të gjithë atje vanë.
Fëmijët në shtëpi lanë,
Të parë kishin Mestanë.

Pas tyre doli Mestani,
Burrë i mençur,djalë stani.
Fillimisht me shtatë a tetë,
Gjersa plotësuan një çetë.

Pas Myslimit bëri çetën,
I mblodhi djemtë si bletën.
I dha dërrmën Xhafer Balit.
Që ishte faros i Ballit.

Zogu me shokë të tjerë,
Si zagar e si i dhjerë,
Thirrën trimat e Skraparit,
Te vrisnin babën e Beratit.

Thirrën Bidon,Sulejmanë
U tha:të vrisnin bababë.
Se Bab Duda në Berat,
Bënte “krime’ ditë e natë.

U dhanë qesen me flori,
Që të bënin badërdi.
Vajtën trimat,e takuan.
-Çfarë krime bën ti,i thanë?

U zgjati listën me “krime’,
Ura,shkolla e ndërtime.
Atëherë trimai i thanë trimit:
Na këtë qesen e krimit.

Bëj të tilla krime prapë,
Se për popullin bën sevap.
U tërbua Zogu me shokë,
Po babanë nuk e vrau dot.

Dhe rinia si gjithmonë,
Inkuadruar në batalion.
Nuk luajti kurrë nga fronti,
Se i kishte dërguar Zoti.

Të rinj qime pa djersirë,
Po pushkën e njihnin mirë.
Atje nën dritën e hënës,
Kujtonin lotët e nënës.

Nënëzezat në qoshetë,
Prisnin,a do vinin djemtë.
Po djemtë s’kishin si vinin,
Se pushtuesit do përzinin.

Në ngrica e në të ftohtë,
S’donin të shikonin lotë.
Loti u kish kalbur sytë,
Ca i gëlltitnin në fyt.

Ca të rinj në luftë mbëtën,
Kush u kthye nënat si gjetën!
Shtëpitë i gjetën shkretë,
Po nga t’ja fillonin djemtë!

U bë lufta,po çfarë mbeti?
Në çdo vend u bë qameti.
Kjo ishte një barrë e rëndë,
Kush ta rindërtonte vendë?

Pesha i mbeti rinisë,
Që ish lule e trimërisë.
Kish humb bukuri e parë,
Po nuk ndreqej me të qarë.

Duhej dora e rinisë,
Që ish lule e Shqipërisë.
Punë në rrugë e në arë,
Kthyenë bukurinë e parë.

As shpërblim e asnjë lek,
S’futi kush dorën në xhep.
Vetëm me stimuj moral,
Punuan në fushë e në mal.

Rinia u bë furtunë,
Se në ballë kishte flamurë.
Vetëm me ngjyrë të kuqe,
Do ish vendi tash e tutje.

I gjithë populli pa shkollë,
Po kishte mendjen të hollë.
S’kish grada e gjeneralë,
Po e bëri zap gjermanë.

Erdhën që të fshinin këmbët,
Po lanë eshtrat edhe dhëmbët.
Na erdhën shumë serbës,
Në fund ikën faqezes.

Skrapari u kishte thënë:
Mos na i shkelni më vendë.
Se toka jonë është e ndezur,
Hyni të gjallë,delni të vdekur.

Dhe fruti që quhej kumbulla,
Për armiqtë kthehej në plumba.
Lufta solli dy lumenj,
Mos i kujtoni përrenj.

Një me gjak,një me raki,
Që kanë hyrë në histori.
Gjaku na tregon lavdi,
Rakia është për dolli.

Se kësaj lufte të rrallë,
S’mund t’i ngresh dolli me dhallë.
Lumenj ka dhe në Bregdet,
Po ata u kthyenë në det.

Pra,kemi dete me gjak,
Që për vendin është pak.
Populli derdhi gjak shumë,
Që formuan dete e lumë.

Shtëpitë s’qenë shtëpi banimi,
Por pozicione luftimi.
Ca u kthyenë në spitale,
Disa në shkolla legale.

Në Zaloshnje farë e fis,
Mblodhë Aktivin e Rinisë.
U mblodhë ishin e nga s’ishin,
Se mision të rëndë kishin.

Në Helmës,matanë malit,
U dëgjuan hapat e djalit.
Fushë e Helmësit buçiti,
Kur djali nga kali zbriti.

Atje sipër në atë shteg,
Disa burra me dyfek.
Thoshin se në atë vend,
Rrinin ca burra të rëndë.

Nuk e dinin ç’kishte ngjarë,
Pse në Helmës kish ushtarë.
S’dimë kush e mësoi i pari,
Lufta drejtohej nga Skrapari.

Helmësllinjtë e mbajtën Shtabin,
I gjithë fshati fitoi namin.
Enveri vuri dylbitë,
Pa një ndërtesë që s’kish të dytë.

Vendosi të zbresë tatëpjet,
Ku ishin ngritur teqetë.
Pinë kafe me babanë,
Dy napoleon flori lanë.

-Janë shumë tha Kamberi,
Në vend iu përgjigj Enveri:
-Edhe këtu vijnë shumë,
Të pijnë një kafe nga unë!

Nëse feja kishte bazë,

Kujtoni dervish Iljazë.
Ku kish halle ishte ai,
S’mungonte n’ asnjë shtëpi.

Dervish ishte i tillë mbeti,
Edhe kur u bë qameti.
S’donte tituj edhe grada,
Po të kish njerëz përpara.

Kishte lindur tu shërbente,
Rrugë të reja tu gjente.
Të bënte ura dhe puse,
Të nusëronin si nuse.

Si kyçi faltoret kurrë,
Po ndërtoj ura dhe rrugë.
S’kishte fetar si ai,
S’u mbyll kurrë në shtëpi.

Po Skrapari kishte burra,
Shtrenjtë u shkonte lëkura.
Që nga lufta gjer te puna,
Si ndalte dot furtuna.

Kasëm Bashi kryeusta,
Me veprat s’bënte shaka.
Ngriti vepra të mëdha,
Edhe popullit ja la.

Nuk jeton,po veprat janë,
Në gjithë vendin,anë e mbanë.
Namin bëri në Turqi,
Ndërtoi ura e xhami.

Veprat e tija tërë ar,
E kishin vulën Skrapar.
Në Skrapar,rrëzë malit,
La urën e Kasëm Bashit.

Meleqi mësues i parë,
Punonte si atdhetar.
Ish fetar,po patriot,
Nga librat nuk ndahej dot.

Me libra shetiti botën,
Dhe ata i vunë notën.
Kish mbushur njëqind e ca,
Ai me libra në krah.

Ërdhi letra që andej,
Nderoni këtë korifej,
E dërgonte i pari i fesë,
Me Meleqin bëni kujdes!

Nga Egjypti vinte letra,
S’ish e para,as e treta.
Shpërndau libra e jo lecka,
Ky ish Meleq Staravecka.

Ish fetar,po ishte burrë,
Bënte ndere,bënte punë.
Ishte njeri me kulturë,
Skraprai se harron kurrë!

Riza Cerova i pari,
Ishte djalë prej Skrapari.
Ishte nga Cerova lart,
Mirëpo nuk ndihej rehat.

Më shumë se për shtëpinë,
Mendonte për Shqipërinë.
Prandaj iku e su pa,
Fëmijët vetëm i la.

Ish njeri me disiplinë,
Nuk e donte tradhëtinë.
Iku jasht,s’duronte Mbretin,
Që ndynte vendin dhe detin..

Ai kishte lënë shtëpinë,
Zogu i ndaloi Shqipërinë.
Ai e gjeti marifetin,
Erdhi dhe sulmoi mbretin.

Po Lëvizja u tradhëtua,
Vetëm nga shokët e tua.
Dhe ndodhi ajo që ndodhi,
Po Rizai pushkët si hodhi.

I la fëmijët në rrugë
Shqipërisë ti ndreqte punë.
Por rrethohet nga një rrjet,
Ku ishin shokët e vetë.

Po Rizai është atje,
Është në luftë e ka bërë be:
Luftoi për dy metro dhe,
Se si rrihej pa Atdhe.

Me të tjera e këto,
Rizai u shpall Hero.
Është i vendosur në qendër
Armiqtë i shikon vëngër!

U bë Hero sa qe gjallë,
Se për vendin kish luftuar.
Gjysëm dëshmor e partizan,
Titullin Hero e mban.

E la një këmbë në luftë,
As u tremb e as u tut.
Me një këmbë po su kursye,
Çdo pune u qëndroi në krye.

Tek po ikte në shtëpi,
Sytë i panë një fëmij.
Ishte fare çilimi,
Pa familje,pa njeri!

I tha gruasë me lezet:
-Kemi nëntë,le të bëhen dhjetë!
Zylyftari ish njeri,
E bëri djalin me shtëpi!

Se njeriu quhet Hero,
Kur të gjithë njerëzit i do.
Djali su bë dot hero,
Për vendin punoi kudo.

Riza Vala patriot,
Bëri aq sa s’bënte dot.
Gjer në Vjenë e shpuri puna,
Veshur me shajak e guna.

I vetëm në mes të botës,
Një letër ne xhept kapotës.
Nuk mund të shkonte me mjet,
Dhe mori rrugën përpjet.

Në këmbë u nis Riza Vala,
Pas tre muaj iu dëgjua fama.
Tre muaj rrugë bëri në këmbë,
Dhe erdhi me shpirt ndër dhëmbë.

Të tillë burra kishte koha,,
S’pyesnin nga shiu e lloha.
S’pyesnin ç’kishin lënë prapa,,
As nga shiu,as nga vapa!

Nga Franca vjen Kahremani
Se e kish thirrur Sinani.
Djali i rritur në stane,
Më i larti se dhjetë male.

Kahremani i Sinanit’
Si lulja në majë të malit.
Ky djalë,bir i Skraparit,
Ka pirë ujë në gjurmët kalit.

Dhe pse larg,ishte këtu,
Tok me pleqte,gju me gju.
Sa qe gjallë s’mungoi kurrë,
Ndaj i thoshin goxha burrë!

Deputet gjer sa qe gjallë,
Njerëzve ua qante hallë.
Ishte më i miri i globit,
Prandaj u shpall “Nderi Kombit”

Kur ngjitej te Sheshi Bukur,
Fluturonte porsi flutur.
Andej luftoi e është rritur,
Bombat në dorë i ka pritur!

Estref Caka nga Osoja,
E kishim bilbil nga goja.
Ish i gishtit,ish i pënës,
Rreth e qark i vinte hënës.

Italianët e morën ushtar,
Po ai u bëri zarar.
Vetëm për të nxjerrë inatin,
U boshatisi repartin.

Më në fund iku dhe vëtë,
Dhe mbeti reparti shkretë.
E kërkuan,ku se kërkuan,
Po shkoi në Brigadën e Parë.

Komandant në kompani,
Vrau gjermanë sa desh Ai.
Por një snajpër,një mavri,
E qëlloi në befasi.

Thanë vdiq,po është atje,
Se trimat qëndrojnë mbi re.
Duanë të tjerët apo jo,
Estrefi u shpall Hero.

Vidohovë dyzetenëntë,
Kanë luajtur grekët nga mend.
Ne e kishim sosur luftën,
Po grekët në luftë na futën.

Në Vidohovë provokuan,
Po gjetën vetëm belanë.
Djemtë e Skraparit shkuanë,
T’u tregonin se kush janë.

Nevruz Hysi,djalë i Qafës,
E kaloi Qafën e Martës.
Dhe kur grekët ngritën krye,
Nevruzi u gjend atje.

Nuk pyeti më për kufi,
Natën hyri në Greqi.
Dhe pa frikë e përtesë,
Kapon grek futi në thes.

E hodhi supit si anteu,
E shpuri te Mehmet Shehu.
Shpejt e shpejt e kontrolluan,
Planin e luftës ja muarrë.

Riza Kodhelit,Ahmet Balës,
U shkonin djersët si valët.
Enver Hoxhës i shkruan letër:
Po të duhemi vemë patjetër.

Komandanti i falënderoj
Dhe të dy i siguroj:
Na mjaftojnë aq ushtarë,
Se s’kemi ushtrinë e parë.

Ganimeti heroinë,
Pak e njohin,shumë e dinë.
Skraparase në origjinë,
Në Tiranë bënte çudinë

Artiste me A të madhe,
Në kërcim si një srkadhe.
I dha artit krenarinë
I dha Skraparit lavdinë.
Kjo ish Ganimet Vëndresha,
Artiste e rëndë nga pesha.
Skenat e botës tronditi,
Të gjithë botën e çuditi!

Sejdini më trim e shok,
Flinte me bomba nën kokë.
Jetoi njëqind e dhjetë vjet,
Dhe iku me dinjitet.

Armët i donte si djemtë,
Se prej tyre ish në jetë.
Po ti pëlqente një pushkë,
Kush s’ja jepte,hante grusht.

Tënda e Qypit gjer matanë,
Ishte mbushur me gjermanë.
Një battalion partizanë,
Gjermanëve u bënë ballë.

Si lënë të kalojnë matanë,
Se mund të bëjnë hatanë.
Duhen forca sa më parë,
Korrierët letrat në duar.

“Brigadës Parë ku të jetë”
Sa më shpejt të vijnë përpjet.
Po korrierët vetëtimë,
Nuk linin skuta e vrimë.

Dhe pa pritur atje lart,
Doli Brigada në Qafë.
Boria e Kapos në kulm,
Hodhi Brigadën në sulm.

Po gjermanët,vallë,ku vanë?
U bënë hi e nuk u panë.
Gjysmën e ushtrisë e lanë.
Qafën dot nuk e kaluanë.

Por dhe partizanët tanë,
Një skuadër atje e lanë
U plagos dhe Zylyftari,
Që në grup ishte i pari.

Edhe Laze komisari,
Nuk pyeti sa ish pazari.
Po e la nofullën atje,
Për fitore kish bërë be.

Kurse skuadra me kuror,
Mori titullin dëshmor.
Partizanët nuk ndaluan,
Në çdo luftë zunë kalanë.

Po nënëzezat ku ishin?
Kur djemtë binin,po nuk vdisnin.
Dhe nënat kishin një front,
E sulmuan,po sua muarrë dot.

I prisnin trimat te dera
Që nga nuset gjer te vjehrra.
Nënat tona zemra bardhë,
U njombnin buzët me dhallë.

Nënat se lëshuanë frontin,
Po nuk kursyenë as lotin.
Na i qanë nënat në front,
Po djemtë nuk erdhën dot.

Ata formuan një Seli
Ku formuan një ushtri.
Dhe po u thirri Atdheu,
Ngrihen të gjithë si anteu.

Ishte mars kish rënë dëborë,
Dhe kishe mbuluar sinorë.
Në datën shtatëmbëdhjetë,
Në Vlushë u mblodhën djemtë.

Të leckosur e bukë thatë,
Formuan Brigadën e Shtatë.
Luftë ditë e luftë natë,
Shkuan gjer në Vishegrad.

Vaip Gogua në ato vise,
S’kishte frikë se mos vdiste.
Kur do kthehej në Atdhe,
I ranë trut në mbërdhe.

Por ja mblodhën fap e fap,
Dhe ja vunë në vend prapë.
Dy-tri muaj në spital,
As i vdekur as i gjallë!

Njerëzit e qanin çdo ditë,
Por një ditë ai u ngrit!
Kishte qenë njeri me fat,
U kthye prapë e jetoi gjatë!

Pas Vaipit,Bajram Lame,
Bëri historinë e madhe.
Shtatë plumba në trup i shkuan,
Po trimin nuk e rrëzuan!

Komandant e luftarak,
Në vetull të merrte gjak!
Punoi vetëm për Atdhenë,
Se kish bërë me Mehmet Shenë!

Lumenjt s’ishin bërë det,
Brigadë e gjashtëmbëdhjet.
Ish behar në atë verë,
Skrapari kish djem të tjerë.

Ishin e nga s’ishin erdhë,
Plumbat breshëri i derdhë.
Vranë dhe mbetën atje,
Se luftuanë për Atdhe.

Qafë e Gjarpërit,Guri Prerë,
Ndodhën dy ngjarje me vlerë.
Duke luftuar nëpër greme,
E la krahun Elmaz Teme!

Po burimet rreth e qark,
Rridhnin ujë,apo gjak?
Dhe ata na rridhnin gjak,
Ndaj lirinë e kemi hak!

Kush e mbajti ndezur luftën?
Kush e zbrazi i pari pushkën?
Ishin dymijë e ca trima,
Që ndrinin si vetëtima!

Bilançi u bë në fund,
Kush fitoi e kush u humb.
Kush u dogj e kush u vra,
Kush qe poshtë e kush qe la.

Katërqind e katër mbenë,
Skuqën tokën edhe renë.
Katërqind e pesëdhjet pllaka,
Po kjo nuk është e sakta.

Të gjithë gurët e përgjakur,
U takon një pllakë e shkruajtur.
Çdo shtëpi luftoi sa mundi,
Asnjë derën nuk e tundi.

Njëzet e tetë lapidarë
Janë pak për gjithë Skraparë.
Çdo shtëpi është lapidar,
Çdo skraparas ish ushtar.

Shtëpi e parë e Sinanit,
Si garnizon i partizanit.
Derë hapur e s’u tute,
Ndaj e shpallën bazë lufte.

Helmësllinjtë,shtëpi e madhe,
Strehoi Shtabin me halle.
Nënë Xhipja në Staraveckë,
Ishte burrë e grua vetë.

Që baza të mos diktohet,
Në ato troje.
Nënë Xhipja,partizane,
Bënte roje!

Moj Hajrie Faqekuqit,
Tre djemtë i kishe të plumbit.
Ti moj nënë e Shqipërisë,
Hallall gjirin q’u dhe sisë!.

Nëna ime aq e dashur,hijerëndë,
A ka male më të lartë se një nënë?
Nga shtëpia dilnin trakte,
Gjithë rinia e fshatit,i shpërndante.

Ky Mahmuti në Zaloshnje, me Hysenë,
Për lirinë e Shqipërisë,bënë benë:
Shtëpinë e ktheu për luftën,
Kishin dëshirë,nuk iu lutën.

Hysët një mëhallë e tërë,
Në luftë u bënë sërë.
Që nga Pashua,babaxhani,
Te Neshati,kapedani.

Nga Izeti tek Mehmeti
Asnjë Hys jashtë lufte s’mbeti
Beluli që në njëzetën,
Njëmbëdhjetë vërzhezhas mbetën.

Musai dhe Ibrahimi,
Kush u tha e kush i nisi?
Lufta ishte llotari,.
Shkoje e s’vije përsëri.

Në Dobrushë,Guçe Zaimi,
Burrë burrash,ish më trimi.
Dy djem i dha për lirinë,
Për vendin humbën rininë!

Asllan Caka në Osojë,
Luftoi me pushkë e me gojë.
Hyseni me Avdurrahmanë,
Nga një plumb e kishin marrë.

Edhe pse në reaksion,
Bektashi i reziston.
Balli derën ja damkosi,
Po familjen se çfarosi.

Se Isufi me Besimë,
Ngritën në këmbë rininë.
Dhe Kamberi,tradhetari,
Lente rrugës si zagari.

Ismet Hatja nga Korita,
U ngrit pa u zbardhur drita.
Mori pas tre-katër vetë
Edhe shkoi malit,përpjetë.

Partizan në një brigadë,
Sekretar këshilli në fshat.
Pa derë e kishte shtëpinë,
Për Shtabin e njerëzinë

Partizan dhe Neim Zaçe,
Shtabin e strehuanë fshaçe.
Tok me të dhe djemtë e tij,
Sollën vlera në shtëpi.

Dhe ky Xhevahir Spathara,
I la qetë nëpër ara.
Ishte partizan i parë,
Luftoi tok me Zylyftarë.

E shoqja,Hava Spathara,
Ndër gratë ishte e para.
Tok me shoqet në një front,
Vëndreshës i dolën zot.

Sabri Sulçe,komandanti,
Si familje ka qenë gati..
Bëri çetë si batalion,
Dhe gjithë zonën e mbulon.

Hasan Çela në Vërzhezhë,
I mbështetur derë më derë.
Kryetar këhilli e partizan,
Një sërë dekoratash mban.

Pa derë e kishte shtëpinë,
Se luftoi për Shqipërinë.
Shumë trokitën,tak,tak,tak,
Ndaj shtëpia ka një pllakë.

Haxhi Çela,komandanti,
Ku i thanë e Ai s’vajti?
Po ku s’vajti vetë Ai,
Kur hall kishte një njeri?

Kush se njohu Hasan Buzuqin?
Kush ja dinte atij huqin?
Po ti vije në shtëpi,
Atje gjeje një ushtri.

Qe i pari në ato anë,
Për një plesht digjte jorganë.
Për çdo gjë ishte i pari,
I kishte lezet karvani.

Alush Runi,partizani,
Në luftë ishte i pari.
Ish i vetëm,i pafjalë
Por e la nënën pa djalë!

Mbeti djali në Shijak,
Shtëpisë i vuri një pllakë.
Bazë lufte,bazë e parë,
Hëngri bukë me Zylyftarë.

Kush se njohu Ruze Cerovën,
Me kuje e tundi odën!
Djalë të vetëm kish Rizanë,
I ra botës anë e mbanë.

Letër Zogut i dërgoi
Dhe koburen i kërkoi.
I shkroi vetëm dy fjalë:
“Mos harro, djali ka djalë!”

Dhe qëndroi siç qëndrojnë gratë,
Luftoi ditë e punoi natë.
Mbeti nënë heroinë,
Bazë lufte ka shtëpinë.

Jonuz Pema nga Slatinja,
Rritur në ato dëllinja.
Iku me brigadën tutje,
Shtëpinë bëri bazë lufte.

Bajram Çeçaj burrë i ndjerë,
S’bëri prapa asnjëherë.
Luftoi tok me Ramiz trimin,
Për t’u kthyer prapa s’dinin.

Qerim Lame,Zabërzani,
Si familje për së mbari.
Kjo shtëpia bazë e luftës,
Djemtë u bënë të pushkës.

Aty rrinte Zylyftari,
Dhe Sejfulla malshovari.
Fejzullau burrë trim,
La xhaketën për kujtim.

Rustem Çepani,luftëtar,
Për zonën u zgjodh kryetar.
Nuk pyeti për jetën fare,
Deri në moshën 80-vjeçare.

Në krahinë ishte figurë,
Ndaj i thoshin goxha burrë.
Ai burrë kur jepte fjalën,
Në satër e vinte djalën.

Riza Lapani me nam,
Shtëpinë e ktheu instikam.
Tefikun e kishte djalë,
Në skrapar dëshmor i parë.

Kujtojmë Rushit Dervishin,
Shtëpinë e tij bazë kishin.
Kuadër i Brigadës Shtatë,
Burrë,burrash,jetë gjatë.

Nevruz Haskua me Hakinë,
Bazë lufte e kthyen shtëpinë.
Që nga çetat shkuan lart,
Drejtues në Brigadën e Shtatë.

Ky Feimi nga Gërmënji,
Pa mbushur moshën nuk ndënji.
Dhe Reshati tok me të,
Shtegun hapur nuk e lë.

Atje lartë në një brinjë,
E kishin ngriur shtëpinë.
Që kur u ngrit e më tutje,
Ishte shpallur bazë lufte.

Sulejmani burrë i ndjerë,
Si Ai s’kishte të tjerë.
Zogistët e internuan,
Po sojin e tij se shuanë.

Se i vëllai,Rezhepi,
Ish fetar,po gjumë s’fjeti.
Hapi shkolla,bëri tutje,
Shtëpia është bazë lufte.

Jake edhe Kamber Backa,
Të dyve u është ngrënë haka.
Që të dy qenë komandantë,
Në këshillë e në brigadë.

Bashkë me Riza Kodhelë,
Lirisë i hodhë themelë.
Me Rizanë dhe Ahmet Bala,
Enverit i çuanë të fala.

Belul Gjoni me Bajramë,
Krastallinj të nderuar janë.
Beluli në luftë u fut,
Befas e zuri një plumb.

Në Çukën e Frëngut,lart,
Luftonin tokë me gratë.
Shtëpinë e kishin pa derë,
Hapur rrinte dimër verë.

Bajrami drejtues pushteti,
Kërkoi liri dhe e gjeti.
Mirëpo Belulin si dritë,
Na i shpallën invalid.

Shaqir Çela,kryetrimi,
E njihni,apo se njihni.
Vetëm e krijoi një çetë,
Dhe luftoi te Kroi Mbret.

Avniu nga Kapinova,
Si ujë kur del nga Borova.
E mori pushkën në dorë,
Komandant në batalion.

Bashkë me të dhe Mustafaj,
Rrahur me uthull e vaj..
Mustafanë e rrethuan,
Dhe në befasi e vranë.

Hajdar Nakua nga Krushova
Kam lexuar,po nuk e njoha.
Partizan i çetës parë,
Ka ngrënë bukë me Kahremanë.

Ky Ramizi me martinë,
Te Hajdari e kish shtëpinë.
Hajdari një burrë i gjatë,
Ishte i zgjedhur në Shtab.

Neki Sula,zaloshnjari,
Në Skrapar ishte i pari.
Shtëpinë e ktheu në bazë,
Për ata që tok luftuan.

Taipi burrë i dëgjuar,
Në ndërgjegje ish i qruar
Luftëtar gjer tek ai,
Nga goja nxirrte flori.

Në Pezë luftën e nisi,
Babë Myslimi e begenisi.
Pas çlirimit në pushtet,
Punoi për popullin e vetë.

Ismail Hasan Shameti,
Arma në dorë të mbeti.
Komandant në Batalion,
Kryetar këshilli e dëshmor.

Në shtëpi të ndrit një pllakë,
Luftove kudo nga pak.
Shtëpia tani e tutje,
E ka emrin Bazë Lufte!

Feimit mos i hamë hakun,
Bëri me Reshit Çollakun.
I shkroi letër Rizait,
Që ai t’i ngjante babait

Flakni rrobën sterrë të zezë,
Shikoni ç’bëhet në Pezë.
Çetë të madhe të bëjmë.
Asnjë pushtues të mos lëmë!

Ata që drejtuanë luftën,
Do të drejtonin dhe punën.
Ca vet e ca me shok,
Ë kërkuan bukën në tokë.

Mali kishte fshehur tokën,
Kur e fukarepsën kokën.
E kërkonin nëpër pazare,
Kur e kishin afër fare.

I shtrënguanë malet shumë,
I muarrë dhe raki me shkumë.
U prenë rrugët në pazare,
Bukën e gjetën në male..

U bënë shkolla fshat më fshat,
Ku mësonin ditë e natë.
Dhe kush mësonte vërtet,
Shkonte në Universitet.

Dhe këta kuadro të mirë,
Morën në dorë ekonominë.
Djemtë si dielli beharit,
I ndërruan faqen Skraparit.

Nga barinj u bënë drejtues,
Inxhinierë e mësues.
Mori udhë ekonomia,
Flamurin e mban rinia.

Të varfër,po ishin burra,
Dilnin të kthenin nga rruga,
Një cigar,një gotë raki,
Bënin dhe një mik të ri.

Luajti mali anë e mbanë
Dhe u dha bukë të hanë.
Tri fije teli në shtylla,
Përcillnin kulturë,këshilla.

Mirëpo na erdhi një mot,
Që të gjitha ikën kot.
Na u ringritën spitale,
Me funksione ilegale.

Tokën na i mori mali,
Njerëzit u kthyen te halli.
E hanë bukën me siklet,
Se ajo vjen era det.

Na filloi një luftë e ndyrë,
Nga disa të pafytyrë.
Dyqind e ca djam të vrarë
Pa pushtues e tradhëtarë.

Shkuanë të gjithë kot më kot,
Tani i duan po si bëjnë dot.
Skrapari vjen erë barot,
Vetëm lumin s’prishën dot.

Shtëpitë mbetën pa të zotët,
Nënave u rikthyen lotët.
Tokat kanë mbetur shkretë
I kërkojnë,po s’vijnë djemtë.

S’ka më vëllezër e motra,
Dikur uronin me torta.
Çupat mohojnë babanë,
Shesin nderin që të hanë.