Qan një nënë e gjorë!Godo Mehmetaj


Në derë të shtëpisë

qanë një nënë me lotë

qanë e shkreta qanë

zëmra si mban dot.

Mbetur si e mjerë

në ftomë e në erë

dhe rrugët e fshatit

shuar derë më derë.

O kurbet i zi

pse je kaq i hidhur

nuk dëgjon një zë

veç ndonjë qen lidhur/

Fëmijët kanë ikur

qanë e shkreta qanë

mbetur si një qyqe

me një këmbë në varr.

Mundohet e shkreta

vetëm si e gjorë

dhimbjen se mban guri

Zoti vëftë dorë!