Qasje etimologjike e gjuhësore
**
Shkruan: Kasam ShAQIRVELA
LASHTËSIA PELLAZGE MËKON EDHE LATINISHTEN….dhe jo vetëm…
(Shkëputje nga libri im me studime etimologjike e gjuhësore,
“Gjuha shqipe çelësi i artë që i hap dyert e mbyllura të gjuhëve botërore”[1])
**
**
…“TEME DANAOS DONA FERENTES”,… bërtitte e thërriste, me sa kishte në krye, prifti Laokoont, aty tek rrinte mbi bedenat e Portës Skee dhe vështronte dhimbshëm me sytë e tij të zgurdulluar,… Kalin prej druri, që pasi ra e u shemb Troja e quajtën “Kali i Trojës”.. Vallë ai ishte ky i jashtëm vërtet,.. po por fryma e tij vinte nga brenda, shpërthente nga smira e shpirtshiturve trojanë që e tërhiqnin kalin për kërpeshi…?!
*
“Tradhëtisë,… gjithmonë i dihet mbarimi por ama nuk i shihet fillimi… sepse ai ngjizet nga mjegullimi i syve që vjen nga një shpirt i shitur.” © K. VELA
**
**
-Duke gjurmuar historinë e Luftës së Trojës, pjesën e sjelljes së dhuratës nga Akejt për Trojanët e raskapitur gjatë rrethimit të saj nga lufta dhjetëvjeçare, si mbrojtës të Trojës legjendare nga pushtuesit akejas që përmenden në veprën e Homerit, “ILIADA”[2], ku gjej lidhshmërinë e pakontestueshme të ndodhisë fizike reale, gjithmonë sipas shkrimeve të lashta, të autorëve antikë ku, kuptimin e asaj ndodhie e shpjegon sot e gjithëditën, stërmbesa e pelazgjishtes së lashtë-gjuhës së origjinës, nënës së disa gjuhëve indoevropiane(lexo: evroindiane, K.Sh..) dhe botërore e kjo stërmbesë që flet skypas, është gjuha e sotme shqipe që e flasin shqiptarët, është e gjallë si te gegët ashtu edhe te toskët si dhe te arbëreshët e arvanitët, anautët e arnavudët….
Temë analize në këtë shkrim është shqiptimi i lashtë apo këlthitja e priftit të Trojanëve, Laokoontit si dhe paralajmërimi i parashikueses fatëthënëse, Kasandra, dhe që kjo klithmënë formë piskame dilte nga goja e tyre, pareshtur, e që kishte të bënte pikërisht për tradhëtimin me pasoja shkatërrimin e qytetit po qe se e pranonin dhuratën e akejve por, për fatin e keq të Trojës trojanët, nuk e dëgjonin asnjërin as tjetrën edhe pse kjo shprehje apo thënie vinte si klithmë paralajmëruese fatzezë për një të keqe që fshehej në barkun e Kalit të Trojës, i cili ishte i ndërtuar prej druri,…pra thënia është kjo: ”teme danaos dona ferentes”.
Laokonti e pershkoi kalin me nje heshte mespermes e tha shprehjen e famshme “Timeo Danaos et dona ferentes” (i druhem grekeve edhe kur bejne dhurata)“kjo është me shkronjat latine.
Me shkrimin apo alfabetin e greqishtes së sotme -“Timeo Danaos et dona ferentes”
Me alfabetin e pellazgjishtes që e përdorin latinët është: “TIMEODANAOSETDONAFERENTES”, nga e majta në të djathtë kurse me alfabetin pellazg të pellazgjishtes që e përdorin sot edhe grekët është: “TIMEODANAOSETDONAFERENTES”, ndërsa nga e djathta në të majtë me alfabetin e lashtë të pellazgjishtes është: (SE-T-NER-EF-A-NOD-TE-SOANAD-O-EM-IT)
-Filimisht po sjell tërsinë si shprehje: “teme danaos dona ferentes”( “Timeo Danaos et dona ferentes”), vëreni se te latinët i shtohet lidhësja “et”. Kjo shprehje e lashtë sot e ka shpjegimin e rëndomtë nëpër shkrime e fjalorë të ndryshëm vetëm në formën e kuptimit apo domethënies së saj në gjuhën shqipe pa u futur në shkoqitjen e saj duke I analizuar njësitë strukturore që e përbëjnë fjalinë e cila përkthehet kështu: “keni frikë danajt edhe kur ju ofrojnë dhuratë”.
Ndërkaq shpjegimi im bazohet në deshifrimin me çelësin e artë të gjuhës së origjinës-pellazgjishtes e pastaj vjen leximi i shprehjes në tërësi në pellazgjisht ku më pastaj leximi në gegnishten e sotme dhe në gjuhën e sotme shqipe standarde.
*Pra tani do të deshifrojmë shprehjen latine që është marrë nga “greqishtja e lashtë”: “Timeo Danaos et dona ferentes” …, “TEME DANAOS DONA FERENTES”
“Teme Danaos Dona Ferentes [Te-me Dana-os Do-na Fe-ren-t-es]
Teme Danaos Dona Ferentes[Te=trema-me=imeDana=Danajt-os=oshDo=dhona-na=neveFe=them-ren=rrenë-t=te-es=esh] e që në pellazgjishten del: trema eme nga Danajt osh e dhona(dhurata) neve them rrenë te esh.
-N’gegnishten qe folet hala edhe sot ndër shqiptarë gjithandej gjeografisë t’Gegnisë, asht kjo: “e trembmja jeme nga Danajt, osh e dhonmja neve, thom rrenë t’ishte”).
-Kurse në shqipen e sotme standarde ka kuptimin: tremba(frika) ime nga Danajt, është dhënia(dhurimi) neve, them e rreme të jetë”
Por ne do të përpiqemi ta lexojmë me shqipen e sotme këtë shprehje apo thënie të lashtë sepse mendojmë që kjo është e thënë dhe e shkruar në gjuhën e lashtësisë, asaj të origjinës pra në kohën kur ka ngjarë Lufta e Trojës, shekulli i XII-të para Erës së Re , sipas Ilijadës së Homerit…dhe nëse i shprehim me shifra vitet e luftës, sipas të dhënave historike ajo ishte dekada prej vitit1192 deri në vitin 1182, sipas statistikës historiografike.
Pra po të kihet parasysh se thënia popullore që para është folur dhe mëpastaj edhe është gravuar(gdhendur) në shkamb, gur ose është gdhendur në pllakë argjili të butë e pastaj të pjekur…, po nga goja e popullit të Trojës, pra trojanëve që ishin me origjinë nga Dardani, Trojsi e Ili(Ylli), e që në thelb u takonin fiseve pellazge, pra dhe gjuha e tyre ishte pellazgjishtja mëmë(nanë).
Shprehja: Teme Danaos Dona Ferentes[Te=tremja-me=imeDana=Danaj-os=oshDo=dhon-na=naveFe=fem(them)-ren=rrenë-t=te-es=esh=esht] (trembja e Danajve është e dhënmja(dhurimi,dhurata), them rrenë të ishte)
deshifrimi im: Teme=tremniu– Danaos[3]=Danajve-Dona=e dhënmja-Fe(them)-ren=rrenë-t=të es=ishte; dhe teksti i plotë është : tremniu të dhënmes(dhurimit) të Danajve them rrenë ështe.
**
Epilog. Si që shihet pra “…nga logjika e vetë thënies së Laokontit,… “Timeo Danaos et dona ferentes”(“Teme Danaos Dona Ferentes”), e cila vinte si piskamë apo këlthitje, mund të nxiret qëllimi i fshehur i akejve se, nuk ishte dëshira apo pranimi i disfatës së luftës dhjetëvjeçare për mossuksesin apo mospushtimin të Trojës legjendare të Mbretit trojan, Prijamit dhe si shenjë e asaj gjasme po u dhuronin trofe lufte që atëbotë ishte zakon luftarak apo traditë pellazge….por, vetë Kali i Trojës ishte mjeti finok apo forma,…ose mënyra dhe instrumenti më i besueshëm,…në simbiozë apo bashkëveprim me tradhëtuesit e brendshëm të Trojës, në kohë dhe hapësirë për t’u pushtuar Troja…dhe mëpastaj edhe të shkatërrohej deri në themel një kulture e lashtë, histori kreshnikësh bashkë me krenarinë dhe nderim pse jo dhe besën për fjalën e dhënë si dhe një ekonëmi e bijshme e kohës që shkëlqente në luks prej ari e argjendi.”
Shënim. Me këtë rast dua të bëjë një sqarim për sa i përket përdorimit të fjalëve: “nga grekët e lashtë” apo “greqishtja e lashtë”, këtu atori i fjalorit të sipërpërmendur mendon në popullatën autoktone pellazge,.. për arsye se në lashtësi nuk kishte term “grek, e as Greqi” prandaj dhe nuk mund të thirret edhe gjuha,” greqishtja e lashtë”, ndërkaq në periudhën antike ishte në përdorim termi “helen dhe Heladë”, kurse termi grek dhe Greqi erdhi si përdorim me ngjyrim politik hegjemonist edhe atë shumë vonë në diku nga shekulli XIX-të në Erën e Re. Greqishtja e sotme dallon dukshëm nga gjuha që flitetj në lashtësi në atë teritor bile dallon edhe nga gjuha që flitej në antikë atje. Në lashtësi në Gadishullin Pellazgjik dhe më gjerë vendi quhej Pellazgji(Pelasgia) kurse populli që e banonte atë vend ishin fise pellazge me emra të ndryshëm, dhe popullimi i tyre shtrihej në tri kontinentet : në Evropë(Europë), në Azi(Azia e Vogël) dhe në veriun e Afrikës duke u lidhur mes vete me detin mesdhe(Mediteran), nga veriu me atë Baltik(Balt-ik) deri në Atlas(At-las) në jug, dhe nga lindja Babiloni(Bai-joni) e deri në Gjibraltar [Shtyllat e Herkulit(Hark-uli)] në perëndim.
[1] Gjuha shqipe çelësi i artë që i hap dyert e mbyllura të gjuhëve botërore, Kasam ShAQIRVELA, “VELA”, Tetovë, 2022
[2] ILIADA, Homeri, NAIM FRASHËRI, Tiranë, 1979
[3] Klajić Bratoljub, Veliki rječnik stranih riječi i izraza, Zora, Zagreb, 1972