Qazim Berisha:Jeta jonë


Qazim Berisha

…Jeta jonë

 i gjason

ujëvarës

që rrjedh

e nuk ndalet

dot

synon të arrijë

te lumi

i ndarjes

që më shekuj

e kishim gjakim

por

peri i zi

i ndarjes

akoma rri

në mes

Drinit

të bardhë

dhe Drinit

të  zi

sikur fati ynë

është i tillë

të jetojmë

ndaras

dje me fajin 

e të tjerëve

e sot 

me fajin

 tonë 

jetim

që  assesi

nuk e pranojmë…

About Post Author