Që ishe ti…Robert Mavro


Si ikën ashtu vitet e lumturisë

Që zhdukën siç fryn një erë

Por ta dish veç kupën e vetmisë

Do ta pi përherë!

Tani që je kaq kohë larguar

Nuk di çfarë kupe pi ti

Në zemër më ke helmuar

Tërë vrerë e tradhëti!

Dhe kur ti kthen dollitë

Plot zjarre nga’ajo verë

S’e di nga i kthen sot sytë

Plot lakmi e vrerë!

Shyqyr që më je larguar

Kaq kohë larg syve të mi

Ashmë dhe unë jam mësuar

Më mirë në vetmi!

Për çastet që kemi shkuar

Kthej diku ndonjë gotë verë

Thjesht për të t’harruar

Që ishe dhe ti njëherë!