Që jeta të luëzojë-Lutfi Mema


Në foto doktoreshë Briseida Mema, duke dhënë leksione në Universitetin e

Mjekësisë në Australi 20 shkurt—9 mars 2024

QË JETA TË LUËZOJË…❤️

(Kushtuar doktoreshës BRISEIDA MEMA, e cila punon në spitalin “Sick Kids”, një ndër pesë spitalet më të mira të botës dhe

pedagoge në Universitetin e Torontos, Kanada,

me rastin e 10 korrikut, datëlindjes së saj…)

Në krahëror më vije ti si këngë,

Briseidë, kur ishe fëmijë…

Tani e ndjej dorën tënde, më përkëdhel mua çdo thinjë…

Në klasë të parë, Briseidë,

mësuese Donika Rapaj shënonte:

“Do të shquhet në vitet, që vijnë,

për logjikë, kujtesë të jashtëzakonshme!”

* * *

Me bluzën si zemra e bardhë

mes pacientëve përherë kalon,

shpresën e jetës mban gjallë,

se jeta me vdekjen lufton…

Frymë jep ti nga krahërori, gëzimin me ata e ndan,

profesioni human nuk të lodhi,

në qafë stetoskopin mban.

Kalon mes të sëmurëve e heshtur,

i shikon me aq ngrohtësi,

se vdekja pret diku fshehur

t’i rrëmbejë në pafundësi…

Dora e ngrohtë ledhaton

si fllad i ëmbël mbi ballë,

jetë jep në reanimacion,

ti shpresën e tyre mban gjallë.

Kalon mes trupash të zverdhur,

janë çastet e tyre jetike,

ti zjarrin e shpirtit ke mbledhur,

i shëron buzëqeshja fisnike…

Të lehtë para i hedh hapat, kuron trupat në rënkim,

që koka të mos mbetet prapa,

i kthen nga rruga pa kthim…

Të sëmurëve ti u dhe jetë,

prandaj aq shumë të duan,

në zemër të kanë përjetë,

se zjarr i jetës s’u shua…

Me ty, doktoreshë Briseidë,

jeta përherë lulëzon,

punon në spitalin “Sick Kids”,

ringjalljen jeta feston.

Këmbadoras këtu ecën jeta,

ti në mendime e freskët,

do japësh zgjidhje të shpejta,

gjithmonë me mendje të kthjellët…

Jeton me dhimbjen e thellë,

je e shqetësuar, mendon,

jetën e kthen në pranverë,

muzgun nga njerëzit largon…

Të gjithë presin në heshtje,

sëmundja u sjell trishtim,

kjo pritje u ngjan si vdekje, pelegrinë që kanë besim.

Të afërmve sytë u lotuan

dhe presin ata zemërvrarë,

të ndjekin në hapat e tua

dhe shpresa rritet ngadalë.

Të sëmurëve ti u dhe shpirt,

i ktheve me kura në jetë,

do t’u lindë e bukur çdo ditë,

si diell të kanë në kujtesë…

Pranvera me ty ka ardhë,

sytë u ndrijnë me shkëlqim,

Briseidë, të qafojnë me mall,

lind ditë e re në agim…

* * *

Vijnë nga bota anembanë

mjeke për specializim…

Ti i pret: “Na vaftë mbarë!”

-i fton në shkencë me besim!

Ju fort i shtrënguat duart,

buron gëzimi si dritë,

koha dije do të shkruajë,

jeta të mos mbyllë sytë.

Ato rreth pacientëve ulen

në shpirt të tyre kanë hyrë,

ngjajnë si buqetë me lule,

i shërojnë dhe sytë u ndrijnë.

Dy-tre vjet kalojnë si ëndërr,

largohen me dije ngarkuar,

Briseidë, të kanë në zemër,

kjo ditë pranverë zbukuruar.

Njera-tjetrës s’ia ndajnë sytë,

do të shkojnë në shtete larg,

nuk ndahen nga shpirti yt,

syri nga lotët u lag…

Nisin mendimet për udhë,

rrëke vërshojnë kujtimet:

me ditë dhe net pa gjumë,

do ndrijnë në vend të tyre…

Vendet si blerim të bukur

do t’i vishni ju në çdo stinë,

ndonjë pacient, rëndë ju duket,

Briseida do t’ju japë ndihmë…

Telefoni nuk rri i heshtur,

mjeket-specialiste ftojnë,

me to bisedon, e qeshur,

miqësia kurrë s’do shterojë…

* * *

Kolektiv i madh në spital,

Briseidë, për ty mësuan:

MEDALJEN E ARTË kishe marrë,

si në festë ata u gëzuan…

* * *

Rrjedh koha e vitet vijnë,

Ida humbet në mendime,

kur Fatmira i vë detyrë:

—Në shkollë të ndrish si yjet!…

Ida, në rrugën e dijes

do marrësh Medaljen e Artë,

në çdo lëndë të jesh shkëlqyer,

të fitosh në çdo olimpiadë!

Për punë do përgjigjem unë,

ti mbaj këtë porosi!… “

Këto vite do lënë gjurmë,

Briseida nuk mbylli sy…

Olimpiadë në matematikë

me zell do të konkurojë,

vend të tretë në Republikë

Briseida do të fitojë…

Letërsi, kinematografi

konkuron në Republikë,

Ida ngjit shkallë përsëri,

do të zërë vendin e dytë…

Në Selenicë Ida, kur vinte,

nxitonin për ta qafuar,

diploma me kordele drite

shoqet shikonin në duar…

Fatmira pret katër vjet,

Ida çdo vit rrezaton,

pret me ditë dhe me net,

MEDALJA e ARTË ndrin në dorë…

* * *

Fakultetin e Mjekësisë

Ida e mbaron shkëlqyer,

një rrugë të largët do të nisë,

Kanadaja i hapi dyert…

Në Rinas Fatmira ndal,

trishtim, dëshpërim ka veshur,

shpirti i rëndon si mal,

përreth një vello me mjegull…

—Ida, sa më djeg ky mall,

më ike në fund të botës,

unë ty të kisha në ballë…

Fatmira nuk i mban lotët…

—Mami, unë do ikij larg,

po sa herë të kap trishtimi,

do lë Medaljen e Artë,

lotët të t’i thajë gëzimi…

Presin ëndrra të mëdha

vëth kam këshillat e tua,

fshiji lotët tani, mos qaj,

në Kanada do të vish me mua…

Loti yt si plumb më vret,

s’dua të të shoh trishtuar,

çdo hap e hodha në jetë

ashtu si më ke mësuar…

Mami, kurrë s’të harroj,

në vite më ke ndihmuar…

Për ty do të fluturoj,

kur të kesh nevojë për mua.

Loti nga syri pikon,

Fatmira shikon në qiell,

e bija lart fluturon…

-Vajzë, t’u bëftë rruga diell!

* * *

Anglisht i jep gjithë provimet,

Ida do dalë shumë mirë,

shkëlqen në specializime,

si lule i mbin çdo dëshirë…

Me jetën ti dashuruar,

buzëqeshja kurrë s’të shteron,

libra, kompjuter në duar

përherë studion e krijon…

Ece me shpirtin e madh,

studimi përherë të ngriti,

humanizmi faqen zbardh,

përvoja ballin ta ndriti…

Ida si nektarin mbledh,

doktorë të etur dëgjojnë

të reja dalin në shkencë,

i dhuron, kur t’i kërkojnë…

Hapi portën botë e madhe

mendimet të ndjekin pas,

kalon hapësira, oqeane,

të presin ty buzagaz…

Duan t’u japësh përvojë,

bota të pret me respekt,

ti flet me gjuhën e zogjve,

shpirti yt oaz u ngjet…

Udhëton mendja në hapësira,

ëndrrat me krahë fluturojnë,

bota si spektër me ngjyra,

hëna, yjet rrezatojnë…

Ida, me dije ngarkuar,

shkëlqejnë virtytet plot dritë,

ura miqësie ke ndërtuar,

shpjegon dhe të ndrijnë sytë…

Doktoreshë, përvojën tënde e përhap kudo në botë,

të pritën të gjitha vendet,

jeta të lulëzojë mbi tokë…

Shkove në çdo vend të botës,

në salla doktorë përballë,

ti flet me zërin e kohës

dhe ne na ngjan si përrallë…

Diell do gjesh në çdo udhë,

urojmë që të ndrish përherë

kudo që shkon, lër gjurmë,

të thonë: Na ishte njëherë….

Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar

“Toronto, më 23 qershor Aurela Lutfi Mema, vargje që na japin qartë intuitën, inteligjencën, profesionin human, forcën, besimin në profesion dhe vendosmërinë e Briseidës për të arritur majat e shkencës së shëndetsisë dhe jo vetem kaq, Profesor Lutfiu e jep shumë bukur portretin, karakterin dhe humanizmin e të bijës (Briseida),për t’u dhënë jetë fëmijëve në Kanada.

Pak prekëse, kur Fatmira përcjell të bijën për Canada, mjegull, trishtim, por ajo gjen forcën dhe i uron: Rrugë të mbarë, bijë, t’u bëftë diell atje, ku shkon, dhe ashtu ndodh, atje ku Briseida vendoset, në Canada që gjithmonë është mbuluar me borë dhe bora simbolizon Zemërbardhësinë e Canadasë, atje Dielli shkëlqen më shumë për t’i ndritur rrugën e dijes dhe të jetës Briseidës…

Lexojmë dhe nuk ngopemi me vargje dhe shkrime të tilla të profesorit Lutfi Mema, ato gjithmonë burojnë të pastra…Respekte profesor, dhe suksese të pandalshme bijës tuaj Briseida, dhe urojmë 100 vite të lumtura në ditëlindjen e saj” (Harilla Bombaj)

“I paharruar kujtimi i Fatmirës! Suksese Briseidës! Shëndet të madhit Lutfi Mema!” (Myqerem Memushaj)

“Suksese Briseidës 🌸!” (Rudina Bregu Cani)

“Edhe 💯 vite të lumtura Idës! Suksese Briseida, sa më lart!” 🌹♥️(Feze Memaj)

“Edhe 100, jetë dhe shëndet BRISELDËS! Suksese në profesionin human! JU UROJ SHËNDET PROFESOR DHE SI GJITHMONË GJIGAND ME SHKRIMET TUAJA ME VLERA TË VEÇANTA!RESPEKT PAFUND!” (Albert Petraj)

“Edhe 100 vjeçe IDA, të ketë jetë dhe shëndet! Respekte për ju profesor Lutfiu!”(Arben Bombaj)

“Suksese Briseidës!” (Vjollca Cenaj)

“Urime edhe 💯 Briseidës, profesor Lutfiu!” (Bardha Ani Keti)

“Edhe 100 vite të lumtura dhe të bukura! I uroj gjithë të mirat! Respekt pa fund. Me ju krenohet gjithë Selenica . Përshëndetje!” (Natasha Natasha).

“Nder dhe krenari, Profesor!” (Bona Noel Elis)

“Edhe 100 vite të lumtura Idës! Shkëlqeftë gjithmonë si Ari dhe ju të gëzoni bashkë me bijën tuaj! Respekte dhe mall”. (Juli Kt)

“Suksese në jetën profesionale e në tërësi! Unë të uroj edhe 💯 vjet plot shëndet e suksese Briseida! Uroj gjithashtu familien, Pof. Lutfiun e Aurelën për bijën dhe motrën e tyre!

Përshëndetje!” (Rita Dhamaj)

“Happy birthday to you Briselda Mema!” (Ilia Xamo)

“Urimet më të bukura! Edhe 💯💯 pranvera të lumtura në jetën tënde, respekt …💯💯🎂🎁🎉(Lina Fane)

“Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura për ju dhe familjen tuaj, urime!”(Albert Nasaj)

“Dr. Brisida urime! Me jetë sa malet…Suksese për më tej!💖🥂🎂🎉🎉🎉🎉🎆(Xhorxhi Taullaraj)

“Sukse Briseidës, profesor Luftiu, respekte për ju!”(Antoneta Maraj)

“Urime dhe suksese Idës në çdo hap të jetës, profesor! 🎉(Ilda Ferhati)

“Urimet më të bukura për Ju profesor Lutfiu dhe për vajzat Tuaja! Edhe 100 vite të lumtura

Briseidës!” (Zylfo Pasha)

“Urime! Doktoreshë Briseidës vite të suksesshme në jetë!” (Maksi Dhamaj)

“Edhe 100 vite të lumtura, urime dhe suksese pafund!”(Paskal Kota)

“Edhe 100 vite plot shëndet Briseidës! Nuk është vetëm krenaria juaj profesor…

por është krenaria edhe e qytetit të vogël Selenicë…që falë jush edukuat breza të papërsëritshëm! E zgjuar dhe me shumë vlera!” (Alma Mema Zotaj)

“Shumë urime dhe suksese paçi si familje profesor! Të fala vajzave!” (Muharrem Llakaj)

“Edhe 100 vjeçe, i uroj shumë suksese në jetë! 💯❤🌟🥰🎂🍾🥂🎉🎊(Arjana Hima)

“Gëzoftë edhe 💯🎂, plot shëndet, lumturi dhe suksese! 🎂♥️(Prof. Edlira Dhima)

“Urimet më të sinqerta për doktoreshë Briseidën! Edhe 💯 vite të lumtura për dr. e Artë, Briseida, L. Mema, suksese kudo në jetë!” (Argjir Agoraj)

“Edhe 100 vite të bukura e të lumtura pranë familjes tënde të dashur, respekte!”(Valentina Mitraj Shegani)

“Ta gezojë ditëlindjen Brisejda, i festoftë edhe 100 ditëlindje të tjera, suksese në veprimtarinë e saj humanitare si doktoreshë dhe pedagoge në universitet, që ju bën krenarë dhe të lumtur jo vetëm si baba dhe motër, por edhe ne si miqtë e shokët e tu, por të gjithë shqiptarët…Qoftë e lumtur dhe e gëzuar bashkë me familjen!” (Pajtim Demaj)

“Urime dhe 💯 pranvera të bukura dhe lumtura!”(Fejzi Duraj)

“Shëndet dhe suksese pa fund në të gjitha fushat e jetës! Jetë të gjatë dhe lumturi në familje!”(Teuta Luan Vrioni)

“Shëndet dhe suksese pa fund në të gjitha fushat e jetës! Urime për datëlindjen!”(Mariza Petraj)

“Gëzuar edhe 💯. Vite te lumtura!” 🎂(Sokrat Zykaj)

“Bravo Doktoreshë BRISEIDËS, bijës tuaj! Suksese të mëtejshme!

Falë sakrificës, vullnetit, dëshirës së saj, arriti në korufi.

Poezi e goditur, kushtuar bijës tuaj me shumë dashuri e omptimizëm.

Nuk gjej fjalë. Respekt penës tuaj, profesor i nderuar!

Jetë të gjatë ju uroj!” (Raimonda Meksi)

“Edhe 💯 Idës, të ketë vetem të mira!” 🎉🎉(Marjola Qurku Myrtaj)

“Edhe 💯 plot shëndet dhe lumturi!” (Alketa Dollaku Memaj)

“Exelent! Suksese të mëtejshme, Ida! ❤(Albana Papa Jerasi)

“Dhe 100 Ida dhe suksese të mëtejshme, bija e denjë!” (Liliana Musaraj)

“Sa dedikim i bukur, i merituar vajzës tuaj të dashur, mjekes humaniste dhe profesionaliste të lauruar, Briseidës! 🤗Gëzuar Ditëlindjen, Briseida! Përqafime me mall!🤗 Aurela Lutfi Mema, kur ka lindur Ida, ka qenë një ditë e bukur për ju dhe miken time të paharruar Fatmiren, me kujtohet🤗. Edhe 100 vite të bukura dhe me shëndet, vajzës tuaj të dashur Idës, doktoreshës së suksesshme! Shkëlqen ekselente doktoreshë Briseida Mema😘Urime dhe suksese!”! (Natasha Llanaj Përpunja)

“Dedikim shumë i bukur…Jetë të gjatë dhe Suksese të mëtejshme Idës!”(Engjëll Hasimaj)

“Edhe 100 vjet të lumtura për Idën, shëndet dhe suksese në punën e saj fisnike!”(Leta Gozhita)

“Gëzuar ditëlindjen e Doktoreshë Briseidës, vajzës, që shkelqeu dhe shkëlqen gjatë gjithë jetës, në jetë e profesion!” (Doktoreshë Ruki Kondaj)

“Ida, dhe 100 vite, suksese sa më të mira!” (Ponja Katiaj)

“Edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe të bukura Ida! Suksese të mëtejshme!”(Bona Petraj)

“Suksese shoqja ime e fëmijërisë! Kemi ecur bashkë plot 8 vitet e para të shkollës. Vitet 80 -88 ishim plot 36 nxënës, asnjëherë s’e bëre dallimin, kush ishte i pari apo i fundit në mësime? Të uroj gjithë të mirat!” 🌹🌹🌹(Thëllëza Sako Dautaj)

“Bravo, Bravo u gëzova shumë për Idën! I uroj të ketë shëndet dhe suksese! Zoti të jetë me Idën!🙏♥️💐(Kwotavtiva Pouyavo)

“Urime, urime e shumë suksese doktoreshë Briseidës!” (Natasha Bombaj)

“Bravo! Respekt!” (Olga Duro)

“Vetëm suksese dhe lumturi Idës! Professionet që kanë të bëjnë me shëndetin dhe shpirtin human, janë dhuratë nga zoti. Zoti i dhëntë dashuri e lumturi pa fund Idës dhe familjarëve të saj të dashur! Vetëm suksese Idës rrezeartë! 😇 Only success and happiness Ideas Professions that have to do with health and the human spirit, are gifts from God. God gives endless love and happiness to Ida and her dear family. 😇(Aida Hoxha)

“Suksese Ida!” ❤️❤️(Lale Memaj)

“Suksese të mëtejshme doktoreshë Briseidës!” (Doktoreshë Marika Musaraj)

“Ida, shpirt i bukur, edhe 100! Shëndet e suksese!” (Nevila Osmani Moinete)

“Edhe 💯 Mrekulli jetofshi!” (Lumturi Aliaj)

“S’ka si të ndodhte ndryshe, është e trashguar, rrjedh në gene…Urime Idës për çdo arritje! Respekt! Ju përshëndes të gjithëve!” (Festa Hodaj)

“Urime dhe suksese të mëtejshme doktoreshë Briseidës, profesor!” (Klodi Fejzo)

“Edhe 100 vite të bukura plot shëndet dhe të ketë gjithë të mirat në jeten e saj!” (Donika Xhogu)

“Edhe 💯Ida! Urime!” (Aurora Dukoli)

“Ta gëzojë ditëlindjen Ida! Edhe 💯 vite të lumtura i uroj! Suksese të mëtejshme të ketë! Jetë e shendet e plot lumturi në familjen tuaj!”(Ateme Zhupaj)

“Edhe 100 Ida, profesor! I uroj shëndet dhe përherë e lumtur në jetë!”(Jani Shametaj)

“Urimet më të mira të ketë Ida, sukseset ta shoqërojnë! Lumturi dhe gëzime në jetë! Happi Birthdai!”🎂🎉🌷Vargje prekëse, por që lartësojnë Idën plot ndjenja dhe veçanti, sepse e meriton. Urime! ♥👌❤💖 Qoftë përjetë e veçantë dhe në kujtesë të të gjithë prindërve, sepse ky është profesioni më delikat, kur ke të bësh me femijë. Fjalë e ngrohtë dhe e përzemërt, sa domethënëse është për çdo prind, kur përjeton për fëmijën probleme shëndetsore…Urime dhe mijëra urime të ketë!” (Alexandra Saliou)

“Shumë urime për ty, Ida! Gjithmonë suksese, lumturi në familje!”(Alexandra Lazari)

“Gezuar ditëlindjen, Briseida! U bëfsh edhe 💯❤⭐💥!Suksese në punën tuaj humane ! Shëndet dhe lumturi në familjen tuaj të mrekullueshme!”(Frosina Vasili)

“Gjithmonë me suksese, qoftë përherë e lumtur!” 💐(Eglantina Mara Zyka)

“Suksese Idës dhe respekt, profesor Mema!” (Eygeni Papa)

“Edhe 100 vite të lumtura!” 🎂🙏❤️(Barjamaj Sulaj Vera)

“Edhe 💯 vite të bekuara Ida, shëndet e mbaresi paçi!”❤🌟🌟💥(Theodhor Liliana Cimbidhi)

“Ta gezojë datëlindjen, të ketë jetë dhe shëndet dhe gjithë të mirat e botës! I uroj edhe 💯vite të lumtura!” (Gjinovefa Bregu Ferko)

“100 vjeçe dhe sa më shume medalje!”(Xhemal Tozaj)

“Suksese dr. Briseida, doktoresha më mirë në botë! Urime, u bëfsh dhe 💯vjeçe!” ❤️🎂.Briseilda Mema The Best ma e mira 👏🥰”(Mimoza Abazaj)

“Gëzofshi 100 vjet shëndetin dhe u plotsofshin të gjitha dëshirat! Meritoni më të mirën, që jep kjo jetë dhe ky shekull. Ju pèrfaqojmè!” (Noke Abilekaj)

“Edhe💯vite të lumtura! Çdo ëndërr e jotja u beftë realitet!” (Lida Tselaj)

“Suksese të vazhdueshme! Gjithnjë të tilla!” (Pëllumb Alikaj)

“Jete e shëndet i urojmë! Mbreteroftë në çdo drejtim të jetes! Amaneti i nënës, FATMIRËS, të jetë busull orientuese në çdo hap të hedhur! Shekullore u bëftë!🥰🥰

Aurela Lutfi Mema Shumë jetë e shëndet profesorit tonë të nderuar të letërsisë, Lutfi Mema!”(Angjelina Beko)

“Doktoreshë dhe vajzë e shkëlqyer, Briseida Mema, ashtu si rezultatet e saj!” (Rezarta Kokalari)

“Edhe 100 vite të lumtura të ketë Briseida! Të ketë veç lumturi, shëndet dhe suksese akoma të mëtejshme në fushën e Mjekësisë! Të shërojë sa më shumë pacientë me duart e saj të arta dhe me mendjen e ndritur! Është një vajzë Brilante, shumë e suksesshme. Urojmë jetëgjatësi! Suksese Briseida dhe Bravo të madhe!”(Minella Dafina Dhamaj)

“Edhe 💯 Briseidës, plot shëndet dhe lumturi! Suksese të mëtejshme në fushën e mjekësisë! Profesor, edhe ju jetë të gjatë dhe mos shterojë pena kurrë! Me respekt Mariza!” (Mariza Dhamaj Bombaj)

“Shumë urime dhe suksese të mëtejshme Dr .Briseida Lutfi Mema!” (Doktor Vigjilent Xhaferaj)

Vetëm gëzime pastë kjo familje e mrekullueshme! Edhe 100 vite të lumtura Ida!”🙏🌹🙏(Prof. Ilia Bombaj)

“GËZUAR datëlindjen princesha JUAJ, shëndetplotë, LUMTURI, begati, harmoni dhe suksese në jetën e saj!” (Gianis Bomba)

“I urojmë edhe100 pranvera plot suksese!” (Maksi Dhamaj)

“Edhe 💯 vite të lumtura të festojë, suksese kudo në jetë!” (Argjir Agoraj)

“Edhe 100 vite të lumtura dhe të bukura, Ida! Ju uroj jetë, shëndet dhe gjithë të mirat familjarisht!” (Bona Petraj).

“EDHE 100 VITE TË LUMTURA!” (Hajdar Zyka)

“Urime, suksese krenaria jonë dhe Kuçit!” (Ponja Gjovashi)

“Εdhe njjëqint vite të lumtura, o engjëll mbi tokë, yll i fisit Memaj, që ndriçon spitalin “Sick Kids” dhe jep jetë femijeve që vuajnë me shëndetin!”🎂💐🌹🌹🌹🩷(Tefta Memaj)

“Shumë urime dhe suksese, lart e sa më lart, përqafime!” (Gjinovefa Bregu Ferko)

“Edhe 100 vjeç të rrojë princesha e profesor Lutfiut!” (Arben Çuçi)

“Suksese, edhe 100 vite të lumtura IDA, shoqja më e mirë në klasë, që më ndihmonte shumë në mësime! Respekte pa fund!” (Arben Bombaj”

Urime, urime e shumë suksese!” (Natasha Bombaj)

“Profesor Lutfiu, vargjet që lexoj ikin kaq shpejt para syve, sepse e kuptoj që ato bëhen më te forta, më prekëse, më optimiste, sepse mbajnë në brendinë e tyre krenarinë për arritjet e IDËS, dashurinë prindërore për dy vajzat tuaja, mbajnë kujtimin e të paharruarës, FATMIRËS, bashkëshortes tuaj, Nënës së dy vajzave, mësueses time, por dhe optimizmin për të ardhmen dhe sigurisht, Urimin nga zemra për datëlindjen e IDËS…Dhe 100 Jetë dhe SHËNDET së bashku me Familjen, JUVE dhe gjithë të mirat në Jetë!” (Kosma Lagia)

“GËZUAR DITËLINDJEN , IDA ! DHE 💯VITE TË LUMTURA FESTOFSH !

SUKSESE , TË PRIFTË E MBARA !” (Nexhi Mema)

“Dhe 💯 vite të lumtura, Ida!” 🎂💐(Melisa Melisa)

“Bravo, je brenda kornizës së familjes!” (Vito Mahmutaj).

“Bravo, bëm, o baba të të ngjaj dhe më tepër akoma, është dialektike!”(Kujtim Jançaj)

“Të krenohet Selenica dhe Selenicarët me Briseidën, model në shkollë, punë e familje!

“Vetëm gëzime pastë kjo familje e mrekullueshme! Edhe 100 vite të lumtura Ida!”🙏🌹🙏🌹🙏🌹🙏(Ilia Bombaj)

“Bravo, urime mbesë, krenare për ty!”(Ponja Gjovashi)

“Suksese të mëtejshme, jetë e lumturi në familjen tuaj!”(Gazmir Luljeta Boraj)

“Respekt pa fund! BRAVO!”💐💐🌷🌷💝😍😘😘😘(Diana Thanasi Furrxhi)

“Eshtë krenaria e të gjithëve atyre, që e njohin…Me një Mama si Fatmira dhe një Baba si ju!”(Xhiko Duka)

“Suksese 🌟lart e më lart! 🌺”(Marinela Muçaj)

“Një vajzë shembullore, një doktoreshë e shkëlqyer!”(Lida Lame)