Fotografoj murin e rrëzuar. Përse ndiej
ca hapa njerëzish sintetikë?
Duhet të jenë
ata të fundit. Heronjtë e rinj.
Nga brendësia e këmishave të tyre,
del një falënderim për shpërndarësit
e ftesave, del një këngë
për mumjet dhe kokat e prera.
I dehur nga një muzikë peshqish, vështroj miqtë e mi të droguar; se si hypin
në anije të ndryshme, me çfarë zelli
shtrëngojnë në duar nga një copë guri.
Tashmë këtu nuk ka diell. Këtu
ka vetëm britma të përndjekura, vetëm
banesa harrimi, vetëm dy errësira.
Ka gjasa që shpirti im të niset në kërkim
të afisheve të zeza, se mos ndoshta
sheh padashur emrin tim.
– L.S.
