Që shkakton iluzione-Ligor Stafa


Ti nuk e di përse një dorë

Luan me perden e përthyer. Përse

Kthen kokën pas

Dhe numëron përkundjet

Dhe krijon në mendje

Një fytyrë dhe i vë një emër

Asaj që fshihet pas

Errësirës. Ti nuk e di

Përse ecën mes kurtheve

Të natës duke vërshëllyer

Si një marrëzi. Përse

Një krah gjigant shfaqet

Përballë teje dhe tundet

Në ajër… Si një

Kërcënim.