Qemal Q. Sinanaj-… Përsëri një Hiç !…


Qemal Q. Sinanaj

  · 

*… Përsëri një Hiç !…

E dëgjova një bisedë në një kthesë shtrembër

Ajo bisedë më mbajti në vend

Ashtu , si edhe udha e verbër

Dhe kështu ishte me gjithë mend…

Desha ta hidhja në letër

Po nuk guxoja dot

Se kur ta lexojnë

Ndonjë, s’dihet ç’thotë !..

Dhe , ja …

Njeri i thotë tjetrit :

A njeh nga ata si Hiç ?

U krijua një si heshtje…

Kur një erë e sertë i përplasi gjethet

U bë zhurmë

Edhe ata heshtën…

Kur përsëri dëgjoj ,

Siç duket ,tjetri përgjigjet

– Po , ka nga ata , ka!..

Madje ka shumë

Edhe si e gjejnë njeri tjetrin

Bëhen shpejt bashkë

Dhe po të dolën përpara

E di…?

Nga ata gjen belanë !

Ata dinë , si të të ulin

Si të t’helmojnë shpirtin

E sherret i ndjellin…

Dhe vazhdon akoma…

– Ata vërtetë janë hiçë*

Po e bëjnë një punë…

Edhe ty të duan hiç*

Dhe një hiç dhe një hiç

Përsëri del një Hiç !..

Kjo më drithëroi…

Pastaj, u largova tutje udhëve

Rashë në mendime…

E si më erdhën radhë, radhë

Shumë ngjarje nga jeta ime…

Po sido që të jetë

Që të gjithë

Unë i përshëndes

Fare pa dallim

Po nuk e di…

Mos ndoshta…

Unë e kam gabim ?!..

Vlorë, më 04.10.2022

About Post Author