Ferit Toma
Në bregun e detit ti vetëm po pret
Në bregun tënd dymbëdhjetë vjet,
Nuk pyete për ujin e ftohtë e acarin
Priste dashuri e madhe peshkatarin.
Një qen besnik me dashuri të madhe
Asnjë ditë në breg mungesën se pate
U kujdes muzikanti për ty me dashuri
Po ti mendjen,zemrën tek Deti gjithnjë.
Vështrimin në horizont jo nuk e hoqe
Deri ditën e fundit ti shpresën ndoqe,
Monument mirënjohje ty atje të ngritën
Në breg të detit për të zotin e shpresën.
( Frymëzuar nga një ngjarje reale e vitit 2010 në brigjet e detit të zi në Ukrainë.) ” Sikur helmi të përzihej me dashurinë, duke të pushtuar shpirtin si një gur i rëndë…”)