Qentë-Poezi nga Vaso Papaj


Qentë po ulërijnë,

Grumbull, në kopè.

Vallë, po ndjejnë urinë,

Apo ndajnë një prè?!

Qentë po ulërasin,

Zgjojnë ëndrrën që fle

Herë zhvaten, herë zhvasin,

Gjumit po i venë fre.

Hëna vetullshkruar,

Ndriçon zbehtë mbi re.

Herë dremitur, herë zgjuar

Më lart vetull ngre.

Ora ka ndaluar,

Akrepa ngrirë mbi dhè,

Mish i dhëmbëzuar,

Ç’ tjetër kjo kopè.

Ora tre e natës,

Tre e njëzet e tre…

Mund të jetë një imazh i qen stani skocez

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 40

Mund të jetë një imazh i qen stani skocez