“Qepa kostumin tek rrobaqepsja…Piro Millona Minella


“Qepa kostumin tek rrobaqepsja…por edhe Unë i qepa kostumin e portretit të saj, Inës së bukur e ndjeva si “detyrim”…… !!!”

……Për 60 vjetorin fëmijët tashmë të rritur menduan të më bëjnë një kostum të bukur, që e kam edhe sot akull te ri të veshur pak herë. Ma kishin blerë copën ngjyrë blu të errët një copë e hollë por e mire si cilësi.

Nje dite te bukur dikush me rekomandoi ne nje rrobaqepse, diku andej nga Kombinati. Vajta me copen ne duar, sipas adreses.

Trokita dhe u gjenda para rrobaqepses e njoha se kishte te varur ne qafe metrin, dhe ne gishta kishte dicka metalike per te mbrojtur gishtat nga shpuarja e gjilperes.

U prezantua me emrin Ina. U ula ne nje kolltuk aty prane, po prisja se ishte dhe nje klient tjeter.

Fillova te shikoj per rreth si nje qe nuk ka se cfare pune te beje. Pastaj pashe rrobaqepsen me kujdes. Ishte nje grua ne moshen e saj te bukur, teper trup i rregullt, me floket kacurrela, kafe pak te celta, e qete ne veprime e veshur sportive me nje pale pantallona te puthitura pas trupit ku i dilnin ne pah kofshet e bukura te plota, kishte veshur nje pale atlete te bardha sportive.

Binte ne sy dhe gjoksi i rregullt i plote dhe pak kryenec….

Erdhi rradha e marjes se permasave me shkumes ne dore shenoi te dhenat e mia dhe pastaj duke me percjelle tek dera la kohen e proves se pare,

Ne daten e percaktuar perseri trokita tek porta.

Me priti me e shkujdesur te shoqeruar me nje buzeqeshje te ku faqet i beheshin brima te vogla te hijshme.

Bemë proven e pare shenoi ne sup me shkumes sa do me hante, Terhoqi xhaketen qe te mos kishte asnje rrudhe. Me percolli tek dera dhe la proven e rradhes.

Kur po dilja me zgjati doren e saj dhe u ndame i pashe syte i kishte ngjyre te celur jeshile, pak te medhenj dhe te qeshur.

Ne proven e fundit e provova e vesha tek dhoma dhe dola per tu pare ne pasqyre.

Rrobaqepja mu afrua dhe perseri shenoi dicka me shkumes.

E kundrova me kureshte. Dukej edhe me e bukur se heret e tjera. Pastaj me nje ze te bute dhe te ngrohte me tha:

-Ta gezosh ka dale bukur, te rri tamam sipas trupit tend qe ka marre pak bark dhe peshe, por une u mundova keto defekte te trupit tuaj ti pershtat kostumin. Dukeni dhjete vjet me i ri.

Te them te drejten me pelqeu komplimenti i saj.

E shoqerova me nje buzeqeshje dhe me nje takim duarsh.

…..Ishim bërë të njohur tashmë me rrobaqepësen. Kur u largova ndjeva, që nuk do ta shikoja më mbase asnjëherë, por imazhi i saj u krijua shumë këndshëm dhe i plotë në memorjen time….