Qetësi e trishtë


ANGJELINA GJEKA MURTEZI

Udhëve tĕ ferrit pashë Jezusin në kryq

e shpirti i djajve që zgërdhihej mes flakëve e tymit që digjnin

kodrat e malet.

Zogjtë përpëlitnin krahët mes tymit

ata që mundnin, iknin e të tjerë digjeshin.

Era frynte me forcë sikur i frynte djalli!

Vinte era shkrumb

mish( i pjekur) i djegur zogu.

Në bregun e qiellte të detit

hapen varre,

në paqyrën e stërmadhe te detit,

vezullojne pika të kristalta loti e dëshira të vrame.

Gomonet si ylbere të grimcuara andrrash,

rrëshqasin mbi valë

e dielli shndrit molisshem.

Ato, çajnë dallgët të ikin

atje ku nuk ka zjarr e tym.

Eci, udhëve të asfalta të fshatit që kanë mbetë, bosh.

Dielli djeg si saç

ndonji zog fluturon,

ndërsa unë, eci në këmbë

është qetësi e trishtë.

E dhimbja mban hapun

plagën e tokës së nëmun

nga toka e nëmun,

ikin të gjithë

dhe rrugët, mbeten bosh.

About Post Author