Qetësi shpirtërore-Fatmir Pushi


Rraskapitur mes rrugëve të botës,
E vërteta është shumë e hidhur,
Jeta është ëmbëlsira e bukës së ëmbël,
Dashuria për njërzit e tokën jeton gjatë,
Gënjeshtra i ka këmbët të shkurtëra,

Lë ta zhdukim poemën e neveritshme,
Një poezi e mirë të kënaq shpirtin,
Manushaqet………….. janë hyjnore,
Era e malit !……
Një lugë mjalti na sjellë në bujtinë .

Kemi shumë ………..”lotë” në sy,
Po jeta do shkëlqej përsëri,
Duke dëgjuar zërin e “atdheut”,
Le të harrojmë për një moment,
Se sa e vështirë është të vdesësh.

Shpirtin duhet ta mbajmë të qetë,
Mosmarrëveshjet duhet ti zhdukim,
Koha çdo gjë do ta vërtetojë,
Dhe kur ka acarime të dukshme,
Zëri nënës tokë, dashuri për të gjithë.