Qielli i hirt, herè rrebesh , herè riga shiu.
~
Mbi dèrrasè zhurritur hirit,
njè lèvere e zbèrdhulur.
Erèrat e fryjnè e tundin ,
sipas oreksit
dhe ti -njeri,
gjunjè e krahè mbledhur,
klithmè,
pèr PAQE dèrgon…
Dèrgon,
po kujt ja dèrgon…?!
Po kur dègjohesh,
vallè ,
kurrè, Paqja t’u ofron…?!!
….
Nè e pafsh ,
kèsaj bote ;
ku erèra lufte tè panginjurish ,
deliresh,
fèrfèllojnè!!
~
Kush ma lerosi SHqipèrinè
Kush ma lerosi SHqipèrinè,
rèndè,sa kèmbèt vithisen?
Kush e pèrçau,
pèrçan shqiptarin,
kaq rèndè,
sa thikat trohisen?
Kush mbolli farè marrèzie
dhe lindi marrèzi shqiptare?
Kush,
kush,
kush,
cili qesh e hingèllin ,
nè histeri
dhe jetève,
djemève ,
iu hapen varre?!
