Të pata takuar dhe më parë
aty te shkolla, në koridor
sytë tuaj si dy margaritarë
Unë po flisja për një libër
që për temë kishte lirinë
dhe ti me zemrën e çiltër
më the ca fjalë për dashurinë.
Unë atëhere s’ju kushtova rëndësi
lexoja e studioja me afsh letërsinë
por,sot fjalët tua si një breshëri…
më godasin kokën për pakujdesinë.
Jo që s’të kuptova,apo asgjë s’thash
ishte koha e tillë plot me mjegullnaja
unë heshta atë ditë dhe në hall rash
sot me mallë t’kujtoj e bukura flokëgjata.
Atëhere koha ishte e vrërët
dhe qiellin e hirtë e kishim
mes teje e meje si gërshërët
prenin rrugët nga ne vinim.
Zymer H.Haliti
