Qielli i paprovuar


Gina Xhaferaj Kapaj

Qielli i paprovuar

Kam dëgjuar që flasin për Qiellin e Shtatë.
Si do jetë vallë ai qiell i lumturie?
A qielli i bollëkut a i luleve anembanë
A dashurisë që shkel në brigje të bleruar

Kush ka vajtur të na e tregojë.
mos mbetemi me enigmat në kohë.
Të mos jem me imagjinatën që më mundon
Dua që një ditë dhe unë ta prek ta shoh

Mos dita u gdhka ndryshe.
Apo mos nata atje paska tjetër nuancë.
Apo është si një dallandyshe
Që shetit kudi e në gjithë dynjanë?

Mos jeta atje është tufë buqetash me lule?
Mos është e shtruar me tryeza ëmbëltore?
Mos mjaltin e kanë më ndryshe.
Apo mos dashuria është si flokë dëbore?

Apo unë dhe ti qënkami ndryshe në jetë
Skami takuar as njeri të na dojë
Të ba marrë për dore të na prekë.
Te vetmi ku do ti e ku ai kërkon?

Gina Kapej Xhaferaj
28/9/2022 

About Post Author