QIELLI IM
E dua të pastër, të fluturoj,
këtë qiell timin, e dashuroj,
Unë qiellin s’e dua pa yje, pa hënë,
Më duket jetim, jetim që s’ka nënë.
E dua unë hënën që kotet në mjegull,
I dua unë yjet që ndizen dhe shuhen.
Nën qiellin e kaltër nis qesh si një pjergull,
Vreshtarët të vijnë, vreshtarët më duhen.
