JANNIS RITSOS
QIELLIT I THOTË : HESHT!
s’ e vrasim mendjen ç’ do të sjellë
puthja jonë
brenda në kohë e brenda këngës.
Kemi prekur
kotësinë e madhe
që nuk kërkon qëllimin.
Perëndia veten e saj realizon
në puthjen tonë
Zbatojmë me krenari zërin e pafundësisë.
Një dritarez e vogël vështron tërë botën
Qiellit i thotë: hesht.Heshtje
Selinë absolute e ka në cep të.
buzëve.
Ne heshtim dhe dëgjojmë mes kaltërsisë së mbrëmjes frymëmarrjen e detit,
ashtu si gjoksi i një vashëze të lumtur s’ mund të nxërë gjithë
lumturinë.
Ra një yll prej yjeve
E pe?
Mos fol
Mbylli , pra, sytë.
Shqipëroi: Lefter ShomoK /425 j.r.α.