Qirjakos Dumas:Për ty veç janë-Shqipëroi: Lefter Shomo


( ΓΙΑ ΣΕΝΑ ΕΙΝΑΙ)

Kur duke qeshur më shikon
Dhe kur këndoj, dhe kur këndoj
Për ty veç janë..
Kur thellë syve të kundroj
Shpirtin dorzoj, shpirtin dorzoj
Për ty veç janë.

Qënka për ty dhe që jetoj
Enkas për ty që ëndërroj ëndrra
të dlira
Asnjë minutë pa ty nuk rroj
Sepse një zero jam pa ty
dhe errësira.

Si një marroke kur më sheh
Që përmes shiut kërkoj , bredh
Për ty kërkimi..
Në se më sheh të ligjëroj
Më perëndinë e me zogj
Për ty ligjërimi.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 490 q.d.α. 

Shiko më pa