QIRJAKOS DUMOS
QËNKE DHE TI MBI NJË EKSPRES
(Σ’ ΈΝΑ ΕΞΠΡΕΣ ΕΙΣΑΙ ΚΙ ‘ΕΣΥ)
Në një stacion, mbi një ekspres
Sa derte ka dhe sa hare’
Dëshira të zjarrta?
Njëri po niset për në festë
Tjetri hidhrimin shkon të gjejë
Rrinë turistët në një rresht,
Bashkë me kitarat.
Stacione t’shkretë a njohë ti
Që të gjakosin atë shpirt
Në kohën kur linjës përmbi
Afrohet darka?
Jetojnë vetëm për një çast
Një uniformë, një fanar
Pllakos mbi ta heshtja pastaj
Muzgu dhe nata.
A ke menduar ndonjëherë
Çdo udhëtimin tënd në jetë
Në çfarë stacioni ishte dje
Ç’ vagon udhëtimi?
Qënke dhe ti mbi një ekspres
Përsipër jetës ai rend
Linja shkurton , përherë mbledh
Vjen drejt mbarimit.
Shqipëroi Lefter Shomo K/ 463 q.d.α.
