QIRJAKOS DUMOS
NUK KAM MË ADRESË
(ΔΕΝ ΕΧΩ ΔΙΕΘΥΝΣΗ)
Përse t’më duash?Se më kërkon kam mësuar..
Se bareve të njohur bën kërkim
Përse t’ më duash?Prej trupit tim sa ke vonuar..
Ngadalë të dalësh plot mund e torturim.
Përse t’ më duash?Se këmbëngul
kam mësuar..
Për ne të dy ke një gjë me peshë të rrëfesh
Përse t’ më duash?Por çfarëdo tani që të duash
Nuk do ta gjesh , se kurrë nuk do ta gjesh.
Nuk kam më adresë, biles as celular
Asnjë vend të qëndrueshëm, fije kujtese..
Nga disku im i fortë shuajta gjithçka
Dhe lamtumirë i thashë një ëndrre që po tretet.
Përse t’ më duash?Mora vesh se ke angazhuar
Të njohur, miq ,të informohesh si kaloj..
Përse t’ më duash? Të dal sërish kam filluar
Të gdhihem jashtë, të flirtoj e të jetoj.
Shqipëroi nga origjinali: Lefter Shomo K/ tr 469 q.d.α.
