Qytet i braktisur-Vladimir Bizhga


Qytet i braktisur,

Ku qielli ,

mërzitshëm

token e puth,

Me shiun erotik

te Zeusit,

I lanë dëshirat ,

shkruar me zjarr,

Ata qe shikojnë

novelat ne tv,

si te marre…

Ne mjegull

Me kote te kërkoi,

ne rrëmujën e qytetit,

Te gjitha driten,

e hënës i lanë,

Buzët e tua

si mali i Dajtit,

Janë vendosur

përmbi filxhan,

Asnjë fjalor

pune s, me bene,

Kush e përkthen

shikimin tënd,

Parfumin

e flokëve te tu,

imazhin tuaj

te pasigurt

llogoret e poshtera

te fjalëve,

novelat brazilianë

dhe turke,

kohen e deformuar

nga e tera,

zhgënjyer

nga çdo gjë,

tundu,

shkundu

si lavjerrës,

ne skaharrimin

e premtimit,

ne pasigurinë

e puthjes,

fosile

te kohës

ne Ballkan.

Telefon,

Lule

Shi,

Mallkim,

Përkëdhelje,

Puthje,

Fb. Tag.

Heshtje,

Certifikata,

Pyetje..

Nga 13…

Tek 7..

I bekuar..

I mallkuar,

A, ka zot

ne këtë qytet,

te braktisur,

pa seks

dhe dashuri,

ku vejushët

shtiren,

dhe digjen….

pafundësisht,

50 -60

Pas perdeve,

Te shohin,

Ata qe dashurin

e marre

me revole,

Romeon ngatërruan,

c, është

ky qytet betoni

qe dashurin

e ka shkatërruar,

dhe ti me thua,

fjale ne ere,

për pyllin e zi,

te kaçurrelave te tua

te shenjta ,

te qeta

madhështore,

si manastiret,

ne kala,

te pa puthura

por erdha une

rebel

me pene ne duar,

qe ere te sjell,

dhe degët ti luai,

ne këtë qytet,

te braktisur

pa dashuri

dhe seks……