Qyteti dyngjyrësh


ELENI BIRCAJ

Qyteti dyngjyrësh

Sa do të doja këtë çast

të frynte fllad ere,

si një pupël të më vringëllinte

qëndroja atje,përtej bregut tjetër…

Te qyteti dyngjyrësh, qyteti im

ku ka lindje ,perëndim,

atje ku treten mend e mia

dhe se gurët ,s’më njofin më.

Atje ku ka bukuri të vërtetë,

ku ka ajër të zhdërvjellët plot jetë,

burime të ftohta

me ujë të pashtershëm.

Atje zemra më gufon,

ndiej mall,ngazëllim,

të pushoj në prehrin e tokës mëmë

të më thotë:mirë se erdhe ,bijë!.

About Post Author