Azem Baliaj
Mbi njeqind vjet Mitrovica e akuzuar…
Nga miniera e arte mbeti peng i lojnave te flliqta
te kurves motit dhe komshinjve te keqinj…
Thesaret, gjithkush i don per veten…
S’do me dite tjetri ne cilin truell, fle florini,
per florinin, hartat shkrryhen, shkerdhehen,
kombet coptohen, vllau me vlla dahet pa pleqni!
Harmonia e vonueme, ka mbi njeqind vjet
qe e la Mitrovicen QYTET TE AKUZUAR…
me shpend gjakun, theror te integrimeve t’kota!
Heshtja vret, zanit tone i duhen mend,
i duhen zemra florini me fol trolli shqip!
Mbi njeqind vjet Mitrovica e akuzuar…
e lumit Iber i therin brinjet, prej urave t’urrejtjes!
