Qyteti i blirit “mysafyr”, ushtarakët dibran…Nga Nexhbedin Basha


Reportazh

Nga Nexhbedin Basha

Gazetar

Qyteti i Peshkopisë, i quajtur dhe si qyteti i blirit, në festën e Ditës së Verës pati mysafir njerëz të nderuar dibran, ushtarakë (oficerë e nënoficerë), qe jetën e tyre e lidhën me profesionin e vështirë, por të bukur në karrierën e tyre plot vështirësi e sfida. Në këtë event mbresëlënës të zhvilluar në Pallatin e Kulturës Peshkopi, ishin të pranishëm edhe familjar të ushtarakëve që nuk jetojnë më, si dhe të oficerëve “Dëshmorë të Atdheut”, që dhanë jetën në krye të detyrës. Në këtë event sheh një korpus i madh ushtarakësh dibran, fisnik e të mençur, në sytë e të cilëve vërehet, dashuri, mallë e respekt i munguar në vite.

Festa e asaj dite të 14 marsit 2024, nisi në sheshi para Pallatit të Kulturës. Pikërisht në atë shesh i pagëzuar si “Sheshi Skënderbej”, ku dhe është ngritur dhe qëndron madhështor monumenti i Heriot tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dibrani që la gjurmë të thella në histori, me të cilin krenohet Dibra, Shqipëria dhe Europa. Nën rritmin e këngëve dhe valleve dibrane të grupit artistikë të qytetit Peshkopi dhe nxënësve të shkollave, festa e ushtarakëve mori ngjyrat e festës së Ditës së Verës.

Një kujtim i bukur për të gjithë të pranishmit. Foto e sellfe me njëri tjetrin dhe foto para monumentit të Heroit të Kombit, udhëheqësit, strategut dhe diplomatit që hyri në histori si simbol i bashkimit kombëtar nëpërmjet Besëlidhjes së Lezhës dhe si çlirimtarë i shqiptarëve nga pushtuesit osman.

Fotografit e të pranishmëve ishin një kujtim i bukur dhe një ngjarrje, të cilën gjithësecili do ta arkivojnë me shumë dashuri në albumin fotografik, për ti ruajtur ata si një relike e çmuar dhe pse jo për një libër me kujtime. Do thoja një ngjarrje që rrallë herë përsëritet. E them kështu se ka vite që kjo nismë është ideuar të zhvillohet, si takim brezash ushtarakësh dibran, por ja që më në fund ky event u finalizua, nën kujdesin e majorit në rezervë Avni Met’hasani dhe dy gjeneralëve Dilaver Laçi dhe Gjergj Vladi.

Bukuria e këtij takimi qëndron se u zhvillua Ditën e Verës dhe përkoi edhe me muajn e shenjtë e të madhërishëm të Ramazanit. Ky ishte dhe një ogur i mirë lutjeje për gjithë secilin të pranishëm në këtë event, për të gjithë ushtarakët që nuk jetojnë më, si dhe oficerët e rënë në krye të detyrës në mbrojtje të paqes jo vetëm në vendin tonë, por dhe kudo që kanë shërbyer jashtë vendit.

Eventi nisi me ekzekutimin e Hymnit Kombëtar nën një atmosferë festive, të moderuar nga ushtaraku gazetari e shkrimtari Kujtim Boriçi, i cili nënvizoi faktin se për çështjen e Atdheut dhe të mbrojtjes së paqes ushtarakët dibran nuk kanë kursyer as jetën, në përmbushje të përgjegjësive dhe të misionit e detyrës si ushtarak.

“Kjo nuk është pak, theksoi ai, pasi i bën nder e lavdi traditës dibrane dhe fëmijët tanë janë krenar me ne për atë çka kemi bërë dhe dhenë për brezat që do vijnë…”.

Fjalën përshëndetëse e mbajti majori në rezervë oficeri Avni Met’hasani. Ai ju uroi mirëseardhjen në vendlindje ushtarakëve dibran dhe nënvizoi kontributin e tyre kudo ku kanë shërbyer në çdo cep të Atdheut, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e ushtrisë shqiptare.

“Ashtu si ne krenohemi që jemi dibran, thekson ai, dhe populli ynë krenohet me bijtë e vetë ushtarakët gjeneral, kolonel, nënkolonel, major, kapiten e nënoficer, të cilët kanë shkëlqyer në detyrat që u janë besuar, si Shef i Shtabit të Përgjithëm të FA, Zv. Shef Shtabi, Komandanti i Frontit Verilindor e Drejtues i Shtabit të Ushtrisë, komandant Korpusi, komandant Divizioni, Brigade, Regjimenti, njësive speciale, drejtor drejtorie në MM e Shtab të Përgjithshëm, pedagog në Akademinë Ushtarake, në Shkollën e Bashkuar dhe në shumë detyra të tjera, ku kanë lartësuar emrin e të qënurit dibran.

Në këtë ditë vere, nuk ka më bukur kur takohen ushtarakët me njëri tjetrin, që mund të ketë prej tyre gati mbi 40 vjet që nuk janë takuar kurrë për shkaqe të vendbanimit, daljes në reformë, në pension etj. Ky aktivitet i veçantë dhe për nga pjesmarrja do thoja ishte historik. E them të tillë, se të gjithë ushtarakët që ishin në ata event, të konsideruar “Takim Brezash”, ishin banor të Dibrës, por jo të gjithë banojnë aty. Kishin ardhur nga Bulqiza, Burreli, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Librazhdi, etj, që aktualisht jetojnë në këto rrethe. Por eventi për ta u konsiderua i çmuar dhe erdhën. Në fytyrat e tyre tashmë të moshuar kishte dritë, pasi secili në frontin e tij ku ka shërbyer për gati 40 vjet, ka çfar të rrëfej për detyrën, për kohën e kaluar në ushtri për stërvitje të lodhshme në kushte të vështira terreni e moti, për provat e kushtrimi, alarmet e vazhdueshme edhe për situatën në Palestinë, në Gjirin Persik, në Irak, Afganistan etj, për familjen e tyre, etj, etj.

OPINIONE

USHTARAKËT JANË SI KRISTALI…

ISMAIL SHULKU, Kolonel, ish komandanti i Frontit Verilindor dhe Drejtues Shtabi i Ushtrisë Shqiptare, në fjalën e tij shprehet:

“Kanë kaluar vite. Kur kthej kohën pas shoh si e kemi filluar ne jetën ushtarake me vështirësi të mëdhaja dhe pengesa të shumta, me ulje e me ngritje. E gjithçka, gjithçka që kemi realizuar është vetëm pasioni që kemi patur ne për ushtrinë. E kemi filluar karrierën në moshë shumë të vogël e mbyllëm në pension ama me sukses. Zoti Boriçi që e kemi një ndër shkrimtarët dhe gazetarët më të mirë që ka patur dhe ka ushtria, foli se ne dibranët këtu jemi shumë, por do thoja jemi kaq shumë sa në çdo vend të Shqipërisë, nuk ka patur njësi ushtarake në Forcat e Armatosura, që të mos ketë pasur dibran. Dhe ju them se kur kam shkuar me detyrë në Gramsh, edhe atje kam gjetur 3-4 oficer dibran. Pa bërë fjalë për rrugën shumë të shkëlqyer që kanë kryer ushtarakët dibran sipas funksioneve që kemi patur. Ne në këtë sallë kemi ish Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, që ka dalë po nga Brigada e Peshkopisë, kemi ish Komandant Divizioni, Gjeneral Dilaver Laçi e Gjergj Vladi, që kanë dalë po nga nga Brigada e Peshkopisë. Po nga Brigada e Peshkopisë ka dalë edhe oficerja Manushaqe Shehu, Gjeneral Majore, Zv. Shefe e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, në detyrë, e vetmja gjenerale në historinë e ushtrisë shqiptare dhe kjo dibrane. Kështu për këtë rrugë me plot sakrifica e vështirësi që kemi kaluar në jetën tonë duhet të jemi të gjithë krenar dhe më shumë krenar që jemi dibran.

DILAVER LAÇI, GJENERAL, ish Komandant Divizioni në Burrel, Tiranë dhe Gjirokastër.

Ja si shprehet Ai: “Duke qenë se unë kam kryer funksione ushtarake në disa rrethe të Shqipërisë, pohoj se, ushtarakët dibran në të gjitha funksionet që kanë patur, pavarsisht nga detyra, kanë qenë mjaft korrekt, profesionist të mirë, të sukseshëm, të zotë dhe kanë shkëlqyer gjithmonë me profesionalizëm. Ndaj dua të them se në venat e dibranit buron shpirti i pastër dhe krenaria, besa, atdhetaria, mençuria, cilësi këto që na bëjnë krenar ne si dibran që jemi. Me këtë rast falenderoj familjet e oficerëve që nuk jetojnë më dhe të nderojmë familjarët e Oficerëve të “Dëshmorë të Atdheut” që ranë në krye të detyrës.

Në thinjat dhe mbi supet e tuaja të nderuar ushtarak shoh peshën e viteve, karrierën ushtarake, kontributin dhe sakrificat tuaja në strukturat e Forcave të Armatosura.

Si dibran kemi lënë një emër të mirë e me dinjitet kudo ku kemi shërbyer.

GJENERAL XHEMAL GJUNKSHI, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe politikan:

“Kënaqësi nder dhe privilegj, që sot në këtë ditë të shënuar, të Ditës së Verës dhe në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, gjej rastin t’ju falenderoj ju të pranishëm këtu, por edhe ata që për arsye të ndryshme nuk kanë patur mundësi të na bashkohen në këtë event kaq historik, por me shpirt e zemër janë këtu me ne. Ky event është i rëndësishëm jo vetëm për mua, por për të gjithë ushtarakët dhe familjet tona, për fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë. Edhe njëherë gëzuar e për shumë vjet muajn e Ramazanit, gëzuar e për shumë vjet Ditën e Verës. Gëzime kudo në familjet tuaja. Sigurisht sot nuk është e lehtë të flasësh përballë eprorëve, përballë kolegëve, miqve e shokëve me të cilit kemi ndarë më shumë se 45 vjet kafshatën e bukës, kemi ndarë momente gëzimi dhe momente hidhërimi. Por, sigurisht përkujtojmë edhe ata vëllezër e koleg që nuk janë këtu se nuk jetojnë. Falënderojmë në mënyrë të veçantë zonjën e të ndjerit kolonel Demir Krahysa, për prezencën, për vlerësimin dhe për amanetin e bashkëshortit, të cilin vazhdon ta transmetojë e çoj edhe më tutje.

Unë jam një nga ju. Ju them edhe si politikan derën e keni të hapur mund të trokisni sa të doni për hallet që keni. Le të shërbej ky event si një nisëm, për tu takuar më shpesh. Ushtarakët janë si kristali, secili ku ka shërbyer ka lënë gjurmë. Të takohemi e bisedojmë sëbashku. Le të bashkohemi për të ecur përpara.

GJERGJ VLADI GJENERAL, ish Komandant i Divizionit Tiranë.

“Ushtarakët janë heronjë, njerëz të sakrificës. Ata janë përballur me sfida të mëdha në përmbushje të detyrave në mbrojtje të Atdheut dhe Paqes në botë. Dibra ka shumë ushtarak dhe strateg që duhet të zënë vend në muzeun e Dibrës dhe më këtë sallë të Pallatit, duke e nisur me portretin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu pasuar me Elez isufi, Suf Xheli, pesonalitete të tjera të para luftës dhe nga lufta ANÇL me Gjeneral Dali Ndreu, ushtarakë karriere, si Shef Shtabi të Përgjithshëm të FA Komandant e Drejtues Shtabi, Zv. Shef Shtabi të Përgjithshëm të FA, komandant Kopusi, Divizioni, Brigade, Force Vullnetare, Komandant Akademie të Mbrojtjes, Drejtor në Shtabin e Përgjithshëm, në MM, Dëshmorë të Atdheut të rënë në krye të detyrës etj. Kjo tablo gjykoj do ju shërbej Dibrës e popullit dibran për të njohur më mirë historinë e ushtarakëve dibran, të vendlindjes, kudo ku ata kanë shërbyer në çdo cep të Atdheut. Kjo nismë gjykoj se mund të realizohet duke ngritur një grup punë në bashkëpunim me Bashkinë Peshkopi dhe Prefekturën e Qarkut Dibër.

Remzi Çakërri, kryetari i shoqatës se ushtarakëve në reformë, vlerëson këtë takim si të rëndësishëm. Ai shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me të gjithë ushtarakët dibran, për të vënë në vend nderin dhe dinjitetin e ushtarakut. Ndërkohë kërkoj që bashkia të ofroj një zyrë punë për stafin e shoqatës në interes të veprimtarive për zgjidhjen e halleve dhe problematikave që kanë ata.

MINI-KONCERT ARTISTIK

Qershia mbi tortë, ishte dhe një mini-koncert i zhvilluar nga Drejtoria e Kulturës Peshkopi. Këngët “Moj e Shtrenjta Dibra ime”, kënduar nga Ylber Sopoti dhe këngë të tjera me pathos patriotik të kënduar nga këngëtari e humoristi Agim Skara në duet me Ylberin, krijuan emocione tek të pranishmit dhe krijuan ilaritet festiv në sallë.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Pallati të Kulturës Dibër, nën përkujdesin e drejtorit….. dhe stafit të tij, duke krijuar të gjitha kushtet e nevojshme me foni, qendër zëri filmime, prezencë televizive, për zhvillimin e tij në kushte sa më normale.

PËRKUJTOHEN USHTARAKËT DIBRAN “DËSHMORË TË ATDHEUT” DHE ATA QË NUK RROJNË MË…

Në emër të familjarëve të “Dëshmorëve të Atdheut”, në aktivitet foli i jati i dëshmorit Jahe Selmani. “Në këtë takim brezash, u shpreh ai, do ishte edhe im bir Florjani, por ja që detyra ndaj Atdheut, paskesha qenë më e shtrenjtë dhe u nda nga jeta para kohe. Si prind e vlerësoj ftesën dhe vlerësimin qëni bëni djalit tim dhe gjithë familjarëve të ushtarakëve të rënë në.krye të detyrës, duke na ftuar të marrim pjesë në këtë korpus të nderuar ushtarakësh. Misioni i ushtarakut është i rëndësishëm dhe i vështirë ndaj ju uroj shëndet dhe suksese. Ky ekip dibranësh vitin tjetër të jetë më i plotë se dibranët kanë shërbyer jo vetëm në ushtri por edhe më strukturat e policisë e më gjërë duke dhënë kontribut në gjitha ngjarrjet e historisë. Të shtojmë nderin.

Gjeneral Dilaver Laçi ftoj të pranishmit mbajmë një minut heshtje në përkujtim veprës heroike dhe të lavdishme të Dëshmorëve të Atdheut: oficerët pilotë Sefedin Tomçini, Sabri Toçi e Florjan Selman, oficeri zbulues Hajrulla Tollja dhe oficerët xhenierë Mehmet Hysa e Klodjan Tanushi të cilët nuk jetojmë më, por vepra dhe kontributi i tyre është i Gdhendur në historinë e ushtrisë shqiptare dhe emri i tyre ka vetëm ditëlindje dhe është i pavdekshëm.

Kastriot Vorfi, djali i usharakut Feta Vorfi, flet në emër të gjithë familjarëve, të ushtarakëve që nuk jetojnë më dhe pohoj se ne si bijtë e tyre jemi krenar me baballarët për sakrificat që kanë bërë për ne dhe në përmbushje te detyrave në funksionet që ato kanë patur. Ky takim na obligon më shumë të mos devijojnë rrugën por të ndjekim Amanetin e tyre, për të mos harruar se jemi familje ushtarakësh. Krenar për ta.

DIALOG ME SKËNDERBEUN

Shoh bustin dhe më shfaqet Skëndërbeu në takim me princit shqiptar në Besëlidhjes e Lezhës, që u thotë :”lirinë nuk e solla unë, por e gjeta mes jush…”. E tek më kujtohen këto fjalë dhe tek shoh ushtarakët dibran në sheshin ku është Përmendorja e Skënderbeut, dialogoj me të i cili shprehet: “Jam dibran! Dhe më vjen mirë që shoh trimat e Dibrës, ushtarkë e gjeneral të jenë mbledhur bashkë. Ata vërtetë shumica janë në pension, por ka dhe prej atyre që kryejnë detyra të rëndësishme në ushtri” Ndaj ju them:”Ju lumtë! Ju keni nderuar Dibrën ku unë linda! Keni nderuar Shqipërinë ku ju keni shërbyer. Ju keni çuar në vend Amanetin tim për të mos cënuar asnjë pëllëmbë tokë të truallit Arbëror dhe ju si ushtarak dibran sëbashku me ushtarakët e tjerë shqiptarë, keni kontributin dhe meritën tuaj në modernizimin e ushtrisë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO…”.

E me këtë mesazh të ngrohtë e miqësor, largohem nga vendlindja i mbushur plot me emocione nga një ditë e bukur “Takim brezash”, ushtarakësh dibran të niveleve të larta drejtimi, nga ku ke çfar mëson dhe t’u tregosh nipërve e mbesave se edhe unë isha, njëri prej atyre që e nisa karrierën nga ushtar, nënoficer, oficer deri në major dhe u arsimova në Akademinë e Mbrojtjes edhe për Nënkolonel, që në karrierën time e jam ndjerë ndihmesën dhe mbështetjen nga gjeneralët dibran që bënë histori. I falenderoj përzeërsisht! Tash jam në pension dhe dhe ky event do zërë vend në arkivin e krijimtarisë sime në të ardhmen.

Nexhbedin Basha

Major në rezervë.