QYTETI I PLAKUR
—————————-
Qyteti i vogël me pleqë ka mbet,
Nuk shikon më, asnjë çift të ri,
Nuk ka më fëmijët në çdo shtëpi.
Kanë mbet rrugët të shkretuara,
Një fllad i vajtushën gjethet i tund,
Nuk ka më çifte të dashuruara,
Kanë ikur, nuk duken asgjëkund.
Në parkun me stola të rrëzuar,
Asnjë fëmijë aty, më nuk shikon,
Kush vallë i paska mallkuar,
Që ky vënd të vetët po i largon.
Pemët i hedhin frutat në tokë,
Peshën e rëndë, dot se mbajnë,
Në pragje pleqët sytë me lotë,
Të trishtuar, në heshtje qajnë.
Edhe kisha po duket si e gjorë,
Me kryqin të vendosur mbi çati,
S’ka çifte, që të venë më kurorë,
Por ndonjë plak, që ndez aty qiri.
I heshtur qyteti pa dasma mbeti,
Në vidio i shohin, sa për t’i kujtuar,
Çdo ditë plaket, më shumë qyteti,
Në pragje rrinë pleqët të trishtuar,
